Jari bën listën e ambasadorëve “non grata” që do shpallë Meta në vazhdim

18 Nëntor 2019, 20:08Antena TEMA

Pas deklaratës së Metës se ka shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE në Shqipëri, duke e dënuar të mos shkelë në zyrën e tij, Jari vendosi të bëjë publike listën e ambasadorëve dhe të huajve që Meta ka ndërmend të shpallë “non grata”, për shkak të sjelljeve të tyre të pahijshme:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ajo që ka bërë sot presidenti është vetëm fillimi i një akti sovran, që do vendosë përfundimisht dinjtitetin e shtetit shqiptar përballë këtyre ambasadorëve.

Ambasadori i OSBE është shpallur “non grata” se nuk njohu 30 qershorin dhe që u nxorri gishtin e mesit protestuesve të Astirit.

Por nuk duhet të harrojmë se 30 qershorin nuk e njohën dhe ambasadorët e tjerë, ai i SHBA, Gjermanisë, Anglisë, Italisë dhe Francës.

Prandaj të gjithë këta janë me një karton të verdhë.

Tani presidenti Meta po punon që t’u gjejë dhe një shkelje të dytë, që t’i nxjerrë “non grata”.

Ambasdorit të OSBE i gjeti shkelje të dytë nxjerrjen e gishtit.

Por dhe për të tjerët ka boll fakte.

Për shembull, ambasadori Soreca mund të shpallet “non grata”, pasi ai nuk ka dorëzuar vilën që ka blerë BE, kur ishte  ambasadorja Vlahutin, dhe ka nxjerrë pretendimin që do ta dorëzojë, kur ta dorëzojë dhe Luli.

Ky është provokim dhe futje hundësh në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadori gjerman ka po ashtu shenja që është shok me ambasadorin e BE dhe atë amerikane, çka do të thotë se mund të jetë i korruptuar, pasi dihet që ambasadori i SHBA dhe i BE janë të korruptuar.

Ambasadorja e SHBA, Lyala Moss, ka tejkaluar kompetencat, pasi duke qenë e ngarkuar me punë, është paraqitur disa herë si ambasadore, dhe kjo tregon se ajo bashkëjeton me mungesën e legjitmitetit.

Ambasadori anglez ka shenja që ka qenë kundër Brexit, dhe ja ka shprehur këtë miqëve të tij në fshehtësi, por LSI ka një video dhe do ta bëjë publike, duke i nxjerrë bojën në Angli, që ta heqin vetë anglezët.

Ambasadori i Italisë ka shkuar në ekstrem.

Ai mirë që nuk ka njohur 13 tetorin, por ka tentuar të caktojë dhe kandidatë të vet më 30 qershor.

Për atë do ketë ndëshkim të veçantë, duke e shpallur të padëshirueshëm në disa vende të Tiranës, tek Presidenca, rruga e LSI-së dhe rruga para SHQUP-it.

Kemi disa masa speciale dhe ndaj disa ambasadorëve të tjerë, por do shikojmë si do reflektojnë këta një herë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje