“Babagjysh, na largo Salvinin nga Italia”, ish-zv.kryeministri i përgjigjet: Mund t’i kërkoje të të jepte mend, meqë nuk ke

11 Dhjetor 2019, 10:31Lifestyle TEMA
“Babagjysh, na largo Salvinin nga Italia”, ish-zv.kryeministri i

Valentina Dallari, një personazh i njohur në Itali, i ka bërë një kërkesë “Babagjyshit”.

Ajo ka kërkuar si dhuratë për Krishtlindje, largimin e Matteo Salvinit nga Italia.

“Kam një kërkesë që mund të jetë në favor të njerëzimit dhe popullit italian, a mund të bësh që Salvini të emigrojë jashtë Italisë? Por larg, shumë larg, të lutem”, shkruan ajo.

Ish-zv.kryeministri i është përgjigjur direkt.

“Një përqafim Valentina, nëse është kjo kërkesa jote për Babagjyshin, kam frikë se nuk do të plotësohet.

Mund t’i kërkoje më mirë Babagjyshit tru, meqë nuk ke”, thotë Salvini në reagimin e tij.

Ky i fundit është një ndër personazhet më provokues në Itali, dhe pavarësisht se është politikan, shpeshherë është përfshirë në debate me sportisë e artistë.(TemA)

1 komente në ““Babagjysh, na largo Salvinin nga Italia”, ish-zv.kryeministri i përgjigjet: Mund t’i kërkoje të të jepte mend, meqë nuk ke”

  1. petriti says:

    Kjo goca me kujton Tabelen e Zeze te shkolles fillore,plot piktura-shkarravina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje