Ka dhënë dorëheqjen Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela.
Dorëheqjen ai ia ka paraqitur me anë të një letre edhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, shkruhet ndër të tjera në letër.
Ja letra
“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.
Shqiperia, shtet dhe poste qe nuk emeton dot pulle poste pa bere afere. Iku dhe ky vit pa emetuar asnje emision postar. Viti pa pulla, shkruajne te huajt. A ka njeri turp, thua?
E thene shkoqur: edhe nje rrot kari si ky e ka pranuar qe shteti eshte ne duar te monopolisteve / oligarkeve, prandaj dhe ky i perkushtuari dha doreheqjen se ata jane me te forte se institucioni qe drejton, qe eshte institucioni me i larte i mundshem per kete gje.
E kur ta thote dhe nje si ky qe as i rruhet fare, imagjino cfare behet!
Hajde rilindje hajde, eshte shpartallu shteti nga cdo ane e mundshme.
Rri pa pune tashti. Ky shtet te shfrytezon dhe te hedh si lecke.