Po mbahet në këto momente nëTiranë, Ministeriali i Mbrojtjes të nismës së SHBA-Karta e Adriatikut.
Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka falenderuar shtetet e kësaj organizate për ndihmën e tyre të jashtëzakonshme në momentet e tragjedisë.
Xhaçka theksoi rolin që ka mbështetja e këtyre vendeve për njëra-tjetrën në momënte të vështira dhe njoftoi një angazhim te ri të Shqipërisë në Irak në kuadër të paqëd dhe sigurisë.
‘Në emër të qytetarëve shqiptarë, ju falenderoj për mbështetjen tuaj në tragjedinë tonë.
Nuk ishte vetëm ndihma, ushqimet, çadrat apo financat por kurajo dhe solidariteti që na tregoi ne se nuk ishim vetëm. Kjo e bëri më të lehtë punën tonë.
Ne kemi prioritet të madh politikën e dyerve të hapura dhe sot kjo është një domosdoshmëri sepse formate si ky hedhin themelet për bashkëpunime ne qëllim garantimin e paqes euro-atlantike.
Forcimi i punës sonë në kuadër të NATO-s ka qënë dhe mbetet angazhm i yni. Jam shumë e kënqur që gjatë vitit 2019 ne organizuam një numër të madh aktivitetetsh në këtë kuadër.
Dua të theksoj një angazhim në Irak në vitin 2020, ku Shqipëria do të luajë rolin e drejtueses.
Nxitja e solidaritettit ishte e vetmja gjë e bukur në këto ditë të vështira, që na bëri të kuptojmë se bashkëpunimi dhe mbështetja është gjëja që kemi më shumë nevojë‘, tha Xhaçka mes te tjerave.
Fjala e plotë e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:
Të nderuar Ministra,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe Zotërinj,
Së pari, dua t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. Është vërtet një kënaqësi për mua, për të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe për Qeverinë Shqiptare që t’ju mirëpres në ministerialin e vitit 2019 SHBA – Karta e Adriatikut.
Unë shpresoj shumë që përtej mbledhjeve dhe takimeve, t’ia kaloni mirë gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë edhe pse ky ministerial ka qëlluar në një moment të vështirë për vendin tonë siç e ju dini.
Është një moment i vështirë për shkak të sfidës që kemi ende përpara, por mbi të gjitha për shkak të humbjeve tragjike të jetës që u shënuan si pasojë e tërmetit po edhe të të lënduarve dhe sigurisht edhe për shkak të dëmeve të mëdha materiale, të cilat jemi ende duke i vlerësuar.
Siç mund ta merrni me mend, për të gjithë institucionet, por veçanërisht për Ministrinë e Mbrojtjes, këto kanë qenë ditë të një pune të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës. Kanë qenë ditë me shumë dhimbje, shumë lodhje e mund, por kanë qenë edhe ditë kur jam ndjerë krenare për atë që përfaqësojnë sot Forcat jonë e Armatosura, për djemtë e vajzat që kanë bërë një punë të shkëlqyer në kushte tejet të vështira.
Pati edhe momente kur organizimi i këtij ministeriali apo datat e paracaktuara u vunë në dyshim. Por në fund, vendosëm që ky ministerial duhet të vazhdonte të mbahej me patjetër, jo thjesht për arsye se ky është muaji i fundit që Shqipëria kryeson Kartën e Adriatikut, por edhe sepse nuk mund të lejonim që një ngjarje sado tragjike që të diktonte një axhendë tonë. Dhe mbi të gjitha, sepse me praninë tuaj këtu, donim t’ju tregonim qytetarëve shqiptarë që nuk janë kurrë vetëm në orën e tyre të vështirësisë. Siç në fakt është edhe qëllimi i këtyre iniciativave dhe qëllimi i aleancës sonë në NATO.
Unë dua t’ju falënderoj shumë, që t’ju falënderoj të gjithëve personalisht, në emër të qytetarëve shqiptarë, për gjithë atë çfarë ju personalisht keni bërë por dhe vendet tuaja për të na ndihmuar të përballojmë këtë ngjarje tragjike. E kam thënë disa herë, nuk ishte thjesht ndihma, ekspertët, çadrat, ushqimet, financat, por mbi të gjitha, ideja që në një situatë të tillë mund të mbështetesh tek miq të mirë, ajo që vërtetë na ndihmoi dhe ju dha kurajë qytetarëve.
Të nderuar kolegë,
Që kur Shqipëria mori kryesimin e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut në janar 2019, ne shpallëm si prioritetin tonë më të madh “Politikën e Dyerve të Hapura”. Morëm përsipër të punojmë e të përpiqemi me çdo mundësi për ta zgjeruar dhe për ta hapur më tej këtë iniciativë. Sot, besoj më shumë se kurrë se kjo është një domosdoshmëri sepse besoj që pikërisht formate si ky hedhin themelet e bashkëpunimit, fuqizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të asaj rrjete lidhjesh, miqësish, kontaktesh, që janë aq të rëndësishme për të garantuar paqen dhe sigurinë në zonën Euro Atlantike.
Prandaj dua t’ju garantoj, që ashtu siç kemi bërë gjatë këtij viti, ashtu siç ka bërë në vijimësi politika e jashtme e Shqipërisë, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha mundësitë që kemi për këtë prioritet.
E sigurisht, ky prioritet lidhet ngushtë edhe me atë që është prioriteti tjetër kryesor që ka udhëhequr punën tonë që prej vitit 2008, është forcimi dhe intensifikimi i punës sonë në kuadër të NATO, qoftë përmes angazhimit të përbashkët në misionet dhe operacionet e NATO-s, por edhe duke vijuar pastaj dhe promovimin e qendrave rajonale apo me pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta si një mënyrë efikase për të testuar kapacitetet tona, për të përfituar njohuri e eksperiencë, por edhe për të zhdërvjelltësuar ndërveprimin mes kapaciteteve të mbrojtjes të të gjithë vendeve anëtare të kësaj iniciative.
Jam shumë e kënaqur, që gjatë vitit 2019, ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh, në nivel politik, ushtarak dhe teknik. Besoj që kjo është prova më konkrete që mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara të gjithë së bashku.
Së fundi, dua të nënvizoj një nga nismat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë kryesimit të kësaj iniciative që lidhet me mundësinë e angazhimit në një mision të përbashkët në Irak, në kuadër të NATO, ku Shqipëria do të luajnë rolin e vendit drejtues. Unë dua t’i falënderoj kolegët për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj nisme që ofron një mënyrë shumë të mirë për te maksimizuar impaktin tonë në atë teatër operacionesh.
Pa dashur t’ju marr shumë kohë, sepse kemi shumë punë për të bërë, por më lejoni ta mbyll fjalën time, duke ju rikthyer një teme që preka në fillim. Roli i A5 ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si një mënyrë për të nxitur dhe çuar përpara procesin e anëtarësimit të disa prej vendeve anëtare në NATO.
Besoj fort që iniciativa do të arrijë ta bëjë këtë edhe për vende të tjera. Por gjithmonë e më shumë, e shoh rolin e saj kryesor tek fuqizimi i marrëdhënieve mes nesh, tek nxitja e bashkëpunimit dhe e solidaritetit. E atij solidariteti që ishte e vetmja gjë e bukur në ditët tragjike që pasuan 26 nëntorin dhe që na bëri të kuptojmë se kur jemi të bashkuar mund t’ia dalim të përballojmë çdo sfidë e çdo situatë.
Ju faleminderit!
angazhim te rendesishem….?.
pse kenaqem me Temen e MEros?
per humorin e holle ne shkrimet ne te
Ik o Xhacka, se do mbahesh mend si MM me e paafta me historine e FA, je ministrja e like e share , je dhe do mbetesh si MM qe shkaterroj dhe vuri nr gjume FA.