Dosja për lobimin rus, Balla: I pandehuri Lulëzim Basha s'mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi

13 Dhjetor 2019, 14:43Politika TEMA
Dosja për lobimin rus, Balla: I pandehuri Lulëzim Basha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas dërgimit të dosjes së Lulzim Bashës në Gjykatë për lobimin rus.

Përmes një shënimi në twitter Balla shprehet se Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator, por gjykata sipas tij duhet të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. 

“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si falsifikator. 

Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale. 

Kush është burimi i L.Basha për 500Mijë? & si u transferuan ato?

L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. 

Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë ? & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. 

Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla në “Twitter”. (TemA)

5 komente në “Dosja për lobimin rus, Balla: I pandehuri Lulëzim Basha s’mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi”

  1. Peço says:

    Pyet Balla:” Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”. Vërtetë doni të dini rreth këtij fakti zotëri? Fare thjesht, pysni drejtpërdrejt Ramën, ndoshta ai mund tua shpjegoj arsyet pse në konkluzionin e prokurorisë kjo akuzë mungon.

  2. TR says:

    ORE Z. BALLA , BASHA DUHET TE GJYKOHET NGA SPK , SI POLITIKAN I LARTE DHE JO TE SHKOJ TEK MIQTE E BERISHES DHE RAMES .

  3. Drini says:

    Po sa te kete ty dhe ramen ai ne qeveri, ne rregull eshte. Ju ka juve qe e mbroni!
    Si ha njeri keto denglat qe shkruani ne “fajsbuk” ju kokeloqet e rames.

  4. Me says:

    Mjaft me keto filma ju politikanet ! I dime tani lojrat tuaja ! Ju jeni te gjithe bashke per te mbrojtur ato qe keni I keni vjedhur ketij populli kaq te varfer S’ju beson me njeri pervec ata qe kane vjedhur dhe jane militantet tuaj! Karma per te gjithe ju!

  5. **** says:

    Shfaqeni dhe komentin tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje