“Të dalim më të fortë nga tragjedia”, KE merr vendimin për Konferencën e Donatorëve, reagon Rama: Mbajtja e premtimit më mbush me energji

13 Dhjetor 2019, 11:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajm të shumëdëshiruar marrjen mbrëmë të vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.

Në një shënim në facebook, Rama shkruan se “Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi”.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE ??

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin?”– shkruan Rama. (TemA)

1 komente në ““Të dalim më të fortë nga tragjedia”, KE merr vendimin për Konferencën e Donatorëve, reagon Rama: Mbajtja e premtimit më mbush me energji”

  1. Roberto says:

    Pergezime per punen e qeverise dhe personalisht te Kryeministrit Rama. Me vijne ndermend si ne nje film te gjithe ish kryeministrat e Shqiperise dhe veshtire se dikush tjeter do bente me shume per kete fatkeqesi kaq te madhe. Duke menduar keto dite fatkeqesie se c’ndodh neper kalalet e ujrave te zeza te politikes se mbrapshte me erdhi ne mendje nje shprehje e permendur shpesh vite me pare: Qente (e politikes) le te lehin – karvani shkon perpara dhe jam i bindur qe gjerat do shkojne mire ne rrugen e duhur drejt Europes. Turp per papagallet e rruges qe kerkojne te erresojne c’do gje edhe pse jemi koshient qe kemi mangesi ne raste te tilla por edhe ne pergjithesi e gjitha kjo nga mishmashi i demokracise Berishiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje