Rama me Elvis Naçin në Thumanë: Brenda pranverës së vitit që vjen do të ndërtohen shtëpitë e dëmtuara

13 Dhjetor 2019, 15:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në Thumanë nga ku premtoi se brenda pranverës së vitit që vjen do të ndërtohen shtëpitë, si dhe e gjithë infrastruktura.

Kryeministri tha se ka nisur puna duke krijuar dhe identifikuar konceptin se ku dhe si do të bëhen ndërtimet.

Rama ishte i shoqëruar nga kreu i fondacionit “Firdeus”, Elvis Naçi, fondacioni i të cilit ka mbledhur rreth 7 milionë euro, të ardhura që do të shkojnë për ndërtimin e shtëpive për banorët e Thumanës.

“Ka nisur puna, arkitektët janë në terren, kanë filluar të shikojnë konceptin e parë. Kemi identifikuar pronat, çfarë është private dhe çfarë është shtet”, – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri, po ashtu, theksoi se lagjja e re që do të ndërtohet do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme përfshirë rrugët, kopshtin, shkollën dhe qendrën shëndetësore.

Ai bëri të ditur se do të angazhohet një grup arktitektësh shqiptarë të rinj për të bërë modelin e shtëpive, duke e lidhur atë edhe me traditën shqiptare. Kusht, tha ai, do të jetë vendosja e banorëve në një zonë dhe jo të shpërndarë sipas vendit ku kanë pronat.

Kryeministri theksoi se nuk do të ndërtohet në zonën ku janë shembur shtëpitë nga tërmeti.

Rama vuri në dukje se zona ka një potencial të madh.

“Është një zonë me potencial të madh, të jashtëzakonshëm, pasi i jep vlerë edhe liqeni. Po të bëhet një rregullim i bukur bëhet një kryevepër dhe mund të tërheq edhe vizitorë, duke ndihmuar edhe ekonominë lokale”, – tha Rama.

7 komente në “Rama me Elvis Naçin në Thumanë: Brenda pranverës së vitit që vjen do të ndërtohen shtëpitë e dëmtuara”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    gezuar ramazonin…….

  2. Ben ahmetaj ecen vete says:

    Keta dy loqet jane tu bo gare kush del me bukur ne TV.
    Rame, ta ka fut elvisi, eshte me sexy se ty!
    Ik s’ke shance me te, shko dil me ballukun here tjeter se ajo eshte per ty

  3. Dani says:

    Po ky çdo me këtë mashtus,eja kryeminister eja.Vari leshtë.aty lulëzon çdo lloj mashtrimi.

  4. Drini says:

    Po nuk i vodhe ti me ahmetajn qe gjitha, ndoshta do shohin ndonje shtepi-kotec ata te shkretet!!!!!

  5. Ky ka ik per lesh. says:

    Po pse mor kryekanister, me elvisrat imam do behet shqiperia !
    Thirri mendjes o i lajthitur, o megaloman.
    Kthehu me kembe ne toke. Mos rri ne ajer.

  6. Detari says:

    2 vellezerit turk hoxha, si nuk doli nje Arber tja u fusi n’shpulla, vetem turq ka ai vend

  7. demokrati says:

    Te ndiqet shembulli i Parisit me modelin Hausman.Jo ndertime per 10 vitet e ardhshme por per 200 vitet.Nje mundesi per planifikim urban dhe per ti detyruar shqiptaret te jetojne ne komunitet.Ky eshte nje rast fatlum si rrjedhoje e nje tragjedie qe te nis nje proces evolutiv social me objektiva dhe arritje plotesisht te realizueshme.me mire 6 muaj apo 1vit por te behen komunitet qe japin shprese sesa bindovile.Eshte rasti i kanalizimit te idese dhe projector,zbatimi mund te behet nga disa operatore por ti jepet fund anarshise alla shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje