Bujar Nishani sulmon Ramën: Ka egërsi, papërgjegjshmëri dhe paaftësi, na ka kapur pesimizmi si shoqëri, dështim me pasoja kriminale

14 Dhjetor 2019, 10:37Politika TEMA

Bujar Nishani ka bërë një koment ku thotë se si shoqëri na ka kapur pesimizmi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se për këtë fajin e ka kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, shefi i qeverisë ka egërsi, papërgjegjshmëri dhe paaftësi.

“Problemi i vërtetë i Shqipërisë nuk është korrupsioni dhe inkriminimi i rilindsve, por pesimizmi ynë si shoqëri se modeli i tyre mund të mposhtet.

Fatkeqësia që ju ra shqiptarëve ne këtë fundviti na tregoi po aq hapur sa egërsia e saj edhe papërgjegjshmërinë, paaftësinë e deri cinizmin e narcizmit antihuman të atij që me tepsinë në dorë ju lut shqiptarëve t’i besonin atij dhe vetëm atij jetën, pronën, sigurinë, qetësinë e ndihmesën në rast nevoje.

Se sa të përmirësuar e kanë jetën e tyre, se sa shumë e kanë zhvilluar apo shtuar pronën e tyre, se sa shumë e kanë shijuar e gëzuar qetësinë, se sa shumë e kanë ndier sigurinë e tyre shqiptarët në këto shtatë vite të qeverisjes së tepsisë, tashmë e dimë shumë mirë.

Ajo që e shtoi edhe më shumë dëshpërimin tek shpresa e humbur ishte dështimi me pasoja kriminale për t’i ndihmuar e kursyer më të keqen kur vetë e keqja ju ra mbi kurriz.”

7 komente në “Bujar Nishani sulmon Ramën: Ka egërsi, papërgjegjshmëri dhe paaftësi, na ka kapur pesimizmi si shoqëri, dështim me pasoja kriminale”

  1. Qytetari says:

    Qetesohu Flamur – ish ushtaraku ! Prit zgjedhjet,ruaj kutite e votimit,numero votat dhe pastaj na bej moral !!

  2. Nardi says:

    Foli edhe kapteri. Apo pompisti i ngritur ne detyre nga Topi, peroer tu bere top ne kembet e Berishes. Nuk te dhimbsemi ne dhe as Shqiperia. Meqe je merzit shume ketu ik dhe behu austriak si djali yt. Iu dhjefsha preokupimin fallso per shoqerine. Ajo qe te ben te ndihesh keq eshte humbja e privilegjeve te cilat fillove ti shijoje si shume pas le punen si pompist.

  3. gjergji says:

    Qe duhet te kete egersi Rama,kjo asht e padiskutushme e vecanarisht kur ke perball banda shpifese e injorante te grumbulluara e drejtuara nga nje parti si PD,Kryeministri shkelqen parpara paaftesis se dukshme te ish opozites.Shkelqen perball nje ish opozite tashma krejtesisht rrugaqe e te paafte per alternative opozitare,shkelqen me shou-n e sensibilizimin e opinionit shqiptar e botror per te ndihmuar Shqiperin e varfer(historikisht) te kaloj pasojat tragjike te fatkeqesis natyrore.Ne asnje vend te botes nuk kan arritur ekipe shpetimi nga shume shtete te botes me shpejte se tek ne,askund nuk kan ardhe ndihma me shpejt se ne Shqiperi e askund ne vend te botes nuk kan ardhe specialiste te ndertimit per verifikim te ndertesave(bile kan punuar ne kushte te veshtira perball kolegeve te paafte e shumica te korruptuar shqiptar) me mjete modern verifikimi.Nga shou-i kryeministri po bahet edhe mbledhja e per te ndihmuar (donacione) Shqiperin.Do ju pyes ju te PD:cili nga personat e sotem apo te kaluar politik do ishte apo asht ne gjendje te bej nje shou- te tille te mrekullushem?Solidariteti asht solidaritet e nuk kushton,por dhurimi I parave nga shtete te huaja don kohe,do mend,do verifikim te sakte e parashtrim te sakte te tyre e plane te sakta per te rindertu at qe asht shkatrru natyrisht me ndertesa e konstruksione conform standarteve bashkohore.E per kete ka shkelqyer kryeministri.Nje sugjerim:neqoftese do riparohen demet e te ndertohen ndertesa te reja bashkohore ne vend te atyre te shkatrruara krejtesisht cdo thojne opinionistat e opozita? Ktu jemi e do shikojme patjeter se reagimi I tyre do jete krejtesisht I erret e krejtesisht mashtues(gjysma e donacioneve asht vjedhur,si e tek vetem PD e dine se te tjeret qe kan apo do dhurojne vlera monetare jane buballenj)

  4. Mjer ne says:

    Po te kishte egersi,gjysma e juaj duhet te ishte mbrapa hekurave,se ju e mbollet faren e keqe more komunist i ndyre…
    Ti je pesimist se nuk di ku te cosh milionat

  5. Liku says:

    Ja… sapo filloj behem kritik ndaj Rames, del Jari dhe KM fillon me duket burre i zoti.

  6. Salbeu says:

    Akoma gjallë është ky . Do thoni sbie rrufeja në hale . Po ky nuk është hale ky është vothro

  7. Unë habitem me kete gazeten Tema, si i del kohe te botoje mendimet e nje skizofreni qe nuk ja as minimumin e një intelektuali? Keni kajme te tjera boll me dhanë pa i ba publicitet Bujar capterrit qe do te mbahet mend si njeriu ma i pa afte qe ka punuar në zyrat e shtetit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje