Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor pranë Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhe, ka bërë të ditur se në Tiranë po planifikohet të mbahet një cirkuit për gara për makina.
Lidhur me këtë, ai është takuar së fundi edhe me Jean Todt, ish-presidenti i FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) dhe drejtor i Ferrarit të Formula 1.
Sipas, Gonxhes, projekt ideja e AutoMoto Parkut, si një pistë e parë shqiptare multifunksionale, është përshëndetur nga Jean Todt, i cili ka ofruar përkrahjen teknike për një organizim të tillë.
“Çuna keni te fala! Asistence teknike nga organizata te FIA-s per projekt idene e AutoMoto Parkut! I pelqeu e do kemi mbeshtetje, po ashtu dhe për shumë projekte edukative për sigurine rrugore e sigurinë në aktivitete automobilistike!
Shumë njeri, i thjeshte e i fola për hallet tona, dramat e garave ilegale dhe rëndesinë që të kemi suport e përkrahje akoma më të madhe për ta finalizuar pistën e parë shqiptare multifunksionale! “, shkruan drejtori Gonxhe.
Ore kallup,
Gonxhja eshte drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor te Republikes Shqiperise, dhe jo i Bashkise Tiranes. Lexo ore i palexuar, lexo lexo …….meso…. .