FOTOT: Një sondazh i pamenduar mirë, fut në telashe ministren 32-vjeçare

16 Dhjetor 2019, 10:34Bota TEMA
FOTOT: Një sondazh i pamenduar mirë, fut në telashe ministren

Ministrja e re e Financave në Finlandë, Katri Kulmuni, u ka kërkuar falje qytetarëve për një sondazh privat në rrjete sociale.

Kulmuni, 32 vjeç, nisi një sondazh joformal në Instagram në lidhje me faktin nëse Finlanda duhet të lejojë gratë me lidhje të veçanta me ISIS-in që të kthehen nga Siria.

Ministrja pyeti në një sondazh nëse ndjekësit e saj në Instagram mbështesin kthimin e “vetëm fëmijëve”, ose “fëmijëve dhe nënave” nga kampi Al-Hol i Sirisë.

Sondazhi i saj hasi në kritika të shumta, veçanërisht nga qytetarët finlandezë, të cilët thanë në mediat sociale se bëhej fjalë për shpëtimin e jetës dhe se nuk duhej të mbahej asnjë votë.

Ndërkohë, partia e saj, ajo e Qendrës, kundërshton idenë e kthimit të nënave në Finlandë.

Ministrja më vonë deklaroi se ajo thjesht kishte shprehur pikëpamjet e partisë.

“Qëllimi im për të filluar një diskutim në rrjetet sociale në lidhje me një temë shumë të komplikuar. Unë kërkoj falje për sondazhin.

Sondazhi ka hasur në dënime të shumta dhe është hequr. Kjo ishte shumë e pasuksesshme,” shkroi Kulmuni në Twitter.

Aktualisht janë 11 gra finlandeze dhe më shumë se 30 fëmijë në kampin Al-Hol.

1 komente në “FOTOT: Një sondazh i pamenduar mirë, fut në telashe ministren 32-vjeçare”

  1. Qinani says:

    Kjo don qe mos t kthehen grat qe t ket sa me shum burra per pallim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje