1.5 ton heroinë në anije, trafikantët i venë flakën dhe hidhen në det

17 Dhjetor 2019, 10:42Bota TEMA
1.5 ton heroinë në anije, trafikantët i venë flakën dhe

Autoritetet në Mozambik ndaluan 12 iranianë, të cilët transportonin drogë me anije drejt provincës veriore të Cabo Delgado.

Anija u interceptua të shtunën në një operacion të përbashkët të ndërmarrë nga marina e Mozambikut dhe Shërbimin Kombëtar të Hetimit Kriminal. (Sernic).

Interceptimi ndodhi rreth 50 kilometra nga brigjet e Mozambikut. Sipas asaj që shkruan BBC, pak momente përpara se të arrestoheshin trafikantët i vunë zjarrin anijes. Policia thotë se zjarri arriti të shkatërronte rreth 1.5 ton heroinë që ndodhej në bord.

Ata më pas u hodhën nga anija në Kanalin e Mozambikut. Tre prej tyre humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan nga Marina.

Të dyshuarit, të gjithë më kombësi iraniane, ndodhen të ndaluar në kryeqytetin e provincës, Pemba.

Mediat lokale raportojnë se operacioni erdhi falë informacioneve të mbledhura nga disa agjenci ligjzbatuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje