Gattuso i tregon derën Elseid Hysajt, zbulohet destinacioni i ardhshëm i shqiptarit

17 Dhjetor 2019, 22:20Sport TEMA

Situata e Elseid Hysajt te Napoli nuk do të ndryshojë dhe me afrimin e teknikut Gennaro Gattuso në ekip.

Tekniku Carlo Ancelotti ishte i pari që i tregoi stolin kapitenit të kombëtares pas problemeve që pati me klubin për rinovimin e kontratës.

Palët nuk janë dakordësuar përfundimisht dhe pritet vetëm largimi i mbrojtësit nga Napoli.

E ardhmja e Hysajt është e lidhur me atë të Alessandro Florenzit nga Roma.

Shqiptari mund t’i bashkohet kryeqytetasve në rast se këta të fundit do ta largojnë nga skuadra italianin.

Hysaj shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Florenzi.

Ky i fundit me shumë mundësi do të largohet, pasi nëse nuk luan rregullisht si titullar mund të humbasë kombëtaren.

Drejtuesit e Romës nuk e kanë shumë problem, pasi kanë pikasur menjëherë zëvendësuesin e tij që do të merret nga Serie A.

Shqiptari mund t’i bashkohet kryeqytetasve në merkaton e janarit. Tekniku Gattuso nuk ka ndryshuar vendimin e klubit për mbrojtësin e krahut.

2 komente në “Gattuso i tregon derën Elseid Hysajt, zbulohet destinacioni i ardhshëm i shqiptarit”

  1. Aldo Sala says:

    Cfare titull i turpshem, nivel i ulet Gazetaresk dhe ndofta tendencioz . I “tregon deren”- thote gazetari injorant !

  2. Jozi says:

    Kam nje vit qe them. Hysaj nuk ka me te ardhme ne Europe. Ju rrit mendja.
    E vetmja mundesi e tij eshte Vllaznia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje