Agustin Kola: Unë s'pyesja për Refik Halilin, i tregova vendin kur më ndërhyri

17 Dhjetor 2019, 18:25Sport TEMA

A ndërhyjnë presidentët e klubeve në formacionin e skuadrave përpara ndeshjeve? Një pyetje nga e cila shpesh nuk gjendet asnjë përgjigje, edhe pse në fund faturën e merr pikërisht trajneri me shkarkimin nga posti i tij, edhe nëse kokfortësia e treguar e ka çuar në atë rrugë…

Por, në anën tjetër, eksperimentet janë të dëmshme. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nënvizoi pikërisht këtë fakt, pra eksperimentimet me rolet e futbollistëve, duke mohuar që të ketë pasur ndërhyrje në formacion…

Megjithatë, ish-futbollisti bardheblu, Agustin Kola, nuk është i këtij mendimi.

I ftuar te “Abc News”, në emisionin “Pressing”, ai pranoi ndërhyrjet.

“Në futbollin tonë presidentët ndërhyjnë dhe trajnerët pranojnë. Nuk duhet pranuar, presidenti nuk është specialist. Fito ndeshjet dhe qëndron.

Kur bëjnë ndërrimet këta dhe humbin, ik pirdhu u thonë. Edhe mua më ka kërkuar Rit Halili të bëj ndërrime dhe i kam thënë ik, këtu jam unë.

Mos na luani mendsh, ka trajnerë që pranojnë. i keni futur lojtarët dhe e di unë. Në përgjithësi kështu është. Pse nuk flisni të vërtetën.

Mos prano ndërhyrjet dhe fito. Ard (Ardian Mema në studio), a pate debat me Imamin dhe fute Vangjelin në qendër. Aty pësuam golat”, tha Kola.

Sakaq, Kola u ndal edhe te fakti se klubet shqiptare nuk janë profesioniste por amatore dhe kjo dallohet edhe nga fakti se me vetëm 2 orë stërvitje në ditë nuk është mjaftueshëm për t’u zhvilluar dhe për të pasur përgatitjen e duhur fizike.

3 komente në “Agustin Kola: Unë s’pyesja për Refik Halilin, i tregova vendin kur më ndërhyri”

  1. Po kur Agustini shkelqente me Kombetaret Refiku punonte
    karrocjerr ke Tariku hahahahaha
    ai vend eshte kthy kokeposhte .
    Rrespekt i madhi Agustin Kola

  2. Ladi says:

    Si sportist, i heq kapelen me shume nderim – si specialist, nuk shpenzoj as edhe nje minut kohe per te degjuar kete analfabet funksional…

  3. MH says:

    Me dy ore stervitje asht shperdorim detyret.
    Te stervite 8 ore ne dite teorikisht,teknikisht dhe praktikisht me lojen dhe fizikisht me fizikun.Po nuk forcune fizikun kote qe luhet futboll.Duhet te jesh gladitor ne dyluftim te dalesh triumfator bashke me topin pa lenduar asnjeri,pa faulla.
    Te vihen ne vegla gjimnastikore,te forcojne muskujt me levizje dinamike dhe jo statike,te garojne njeri me tjetrin ne garime atletike,shpejtesi(vrapime) kercim se larti si dhe 1 dhe 3 hapesh.Te pkaten nji dite ne jave te bejne gare maraton per forcim rrezistence.Malore dhe disheze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje