Zyrtare: Jasir Asani largohet nga Partizani, transferohet në Suedi tek AIK Stokolm

17 Dhjetor 2019, 11:28Sport TEMA

Nga muaji janar, skuadra e Partizanit nuk do të ketë më pjesë të saj, lojtarin kryesor Jasir Asani.

Mesfushuri do të transferohet në kampionatin suedez, duke u aktivizuar me ekipin e AIK.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kampion i Shqipërisë që shkruan:

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit  te klubi suedez nga  Janari 2020.

Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez.

Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.

Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, thuhet në njoftimin e Partizanit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje