Derbi i kryeqytetit ishte një spektakël i vërtetë në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit, ku ishin më tepër se 19 mijë të tifozë, por kanë qenë pikërisht këta të fundit, që u kanë shkaktuar dëme klubeve përkatëse.
Kjo pasi Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë me 200 mijë lekë gjobë si Partizanin, ashtu edhe Tiranën, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozërive përkatëse, ndërsa klubi i kuq duhet të paguajë edhe vlerën e stolave të dëmtuar.
Më poshtë janë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.
Kanabisi do beje punen e vet
Po kashfe mbetem gjithe jeten ne mo?? Ooooooo trimaaaa a do beheni njerez apo jo?? Gjynah stadiumi i ri. C’faj kane stolat qe thyeni. Stolat ja u kane fajin qe humbi Partizani???
Dhe kokaina .
Dhe fergesa tirones , me taven e dheut.