Pas zhgënjimit nga eliminimi në grupe në Champions League, Inter e sheh veten me fat në shortin e fazës së 1/16-ave të Europa League, ku gjen bullgarët e Ludogorets.
Me fat edhe Roma, e cila shmangu rreziqet Ajax, Sevilla dhe Manchester United, duke gjetur belgët e Gent.
Kundërshtarë belgë edhe për United, që po kalon një sezon të vështirë në Premier League.
Skuadra e Solskjaer do të ndeshet me Club Brugges, ndërsa Arsenal luan kundër grekëve të Olympiakos.
Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 20 shkurt, ndërsa të kthimit më 27 shkurt.