Neymar Junior është një ndër futbollistët më të përfolur për sa i përket të ardhmes së tij, pasi shumë zëra që qarkullojnë në media, shprehen se ai do të largohet nga PSG.
Lidhur me këto spekulime, ai ka folur për “France Football” së fundmi.
Braziliani është treguar i prerë dhe i qartë, madje i ka ironizuar këto zëra që e shohin larg PSG-së.
“Përse mund të dua që të largohem nga këtu?! (ndërkohë edhe qesh në mënyrë ironike).
Kam ende dy vite të tjera në kontratë dhe ekipi vijon të përmirësohet.
Duhet të qëndrojmë të përqendruar në sezonin që po bëjmë dhe të marrim sa më shumë tituj të mundemi.
Këtë sezon, objektivi kryesor është Champions League.”