Në fund të vitit 2016, ekzaktësisht më 26 dhjetor, Carlos Tevez la Boca Juniors për të kaluar te Shanghai Shenhua, duke u bërë futbollisti më i paguar në botë, me një pagë prej 41 milionë dollarësh në sezon.
Aventura e tij në Kinë zgjati shumë pak, teksa vetëm pas një viti u rikthye te Boca. Lidhur me kalimin në Kinë, “Apashi” duket se është penduar krejtësisht edhe pse u shndërrua në futbollistin më të paguar në rruzull.
Në një intervistë për “Tyc Sport”, Tevez shprehet se ka qenë vendimi më i keq në karrierë.
“Sigurisht që pendohem që ika në Kinë. U pendova që ditën e para që arrita atije.
Ishte vendimi më i keq që kam marrë në karrierë, që nga dita e parë”, përfundoi Tevez.