Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga UEFA.
Në takimin Shqipëri – Francë, tifozët fërshëllyen himnin francez.
Ky episod ka bërë që autoriteti më i lartë i futbollit europian të gjobisë FSHF-në me 5 mijë euro.
Por penalizimet nuk mbarojnë me kaq. Sendet e hedhura në fushën e lojës kanë bërë që komisioni i Disiplinës të gjobisë Shqipërinë me 23 mijë e 500 euro gjobë. Pra në total FSHF është gjobitur me 28 mijë e 500 euro.
Mire na e bejne. Pse fershellehet hymni nje vendi? Njerez debila.
Franca meriton shperberjen, shtet gjakpires.
Demek i moren hakun kur Franca ngaterroi hymnin tone. Nuk e kupton injoranca se “hakmarrja”me e mire do te ishte heshtja gjate hymnit francez. Qe do te thoshte civilizim. Nuk ke cfare te besh. Shpella eshte e thelle dhe do shekuj qe te dalesh prej andej.
Nuk duam te dalim prej andej , na pelqen , eshte vendi yne perfekt , perndryshe nuk shpjegohet kaq shume injorance ………
E kanë gabim, na kanë gjobitur kot! Ndryshe nga çdo popull i botës, me fëshkëllima ne përshëndesim diçka që na pëlqen dhe duam ti shfaqim miratim. Për ta mbështetur sadopak këtë, unë po tregojë diçka që ka ndodhur në sallën e koncerteve në Vjenë, një nga skenat më prestigjioze të botës, me një grup shqiptarësh, përfaqësues të dhomave të tregëtisë së vëndit të ftuar për vizitë nga dhomat e tregëtisë së Austrisë.
Në fund të shfaqjes, (nuk di për llojin e shfaqjes pasi vet nuk kam qënë por çdo gjë që po tregoj ma ka thënë nga dikush që ishte prezent si antar delegacioni) kur njerëzia filloj të duartrokiste, ngrihet Kryetari i përjetshëm i Dhomës së Tregëtisë së Fierit Sh. Ç., dhe pasi fut gishtat tregues të sejcilës dorë në gojë, ja jep një fëshkëllime aq të fortë, sa e gjithë salla u kthyen nga vinte fishkëllima dhe shkyen sytë nga habia me këtë që po ndodhte. Ne u detyruam ti themi Sh.-os, “çfarë bënë mor hajvan!”, por fytyra e tij mori një pamje mallëngjyese, të pafajme dhe u përgjigj: “Pse, çfarë po bëjë? Unë për mirë e pata, i ziu!”. Por ska faj, është nga Levani, ka qënë dhe brigadier arash!!!
Ja pra, ndaj them, kot na kanë dënuar. Duket në stadium, duhet të ketë ketë patur një numër shumë të madh drejtorësh, të cilët e ndjenin si obligim pjesmarrjen për ti dhënë ceremonialit rëndësinë e domosdoshme me praninë e tyre. Ata, për ta miratuar diçka dhe dhënë pëlqimin, nuk duhet ta dinë, besoj, se duhet duartrokasin, por fëshkëllejnë.
Por sikur u zgjata një çikë, dreqi ta marrë. Shpresoj të mos ju kem mërzitur….