Agjenti i Ronaldos kundër Messi-t: ’Topi i Artë’ ishte padrejtësi! Ndryshoi futbollin, CR7 është më i miri në botë

16 Dhjetor 2019, 20:59Sport TEMA

Në kuadër të ceremonisë “Golden Boy”, që zhvillohet në Torino, çmimi për menaxherin më të mirë të Europës për vitin 2019 shkoi për portugezin Jorge Mendes.

Nga skena ku mori çmimin, Mendes foli ndër të tjera edhe për Cristiano Ronaldon dhe “Topin e Artë” që këtë vit shkoi për rivalin e portugezit të Juves, Lionel Messi.

“Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Përpara tij, Portugalia nuk kishte fituar asgjë. Me Cristianon fitoi Europianin dhe Ligën e Kombeve. Ai është kështu, transformoi futbollin botëror”. 

“Kur përmendet Portugalia, flitet për një shtet të vogël që ka ndryshuar me CR7. 

Ai mbërriti te Real Madrid në 2009 kundër Barcelonës që ishte skuadra më e mirë në histori dhe ndryshoi gjithçka. 

Shkoi te Real Madrid dhe në fund fitoi katër herë Champions League”.

“Është e pamundur të krahasosh njeri me Cristianon. Ronaldo, meritonte të fitonte “Topin e Artë”. 

Unë mendoj se nëse ai do të kishte qëndruar te Real Madrid, atëherë do ta kishte fituar atë. 

‘Topi i Artë’ që iu dha Messit ishte padrejtësi, sepse Ronaldo fitoi edhe Ligën e Kombeve. 

Kjo është jeta, ai është kampion dhe e di se çfarë duhet të bëjë, pastaj të shohim vitin tjetër”, deklaroi ndër të tjera menaxheri portugez, Jorge Mendes.

1 komente në “Agjenti i Ronaldos kundër Messi-t: ’Topi i Artë’ ishte padrejtësi! Ndryshoi futbollin, CR7 është më i miri në botë”

  1. i varferi says:

    Vitin tjeter, do futet andej nga ka dale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje