Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër Teutës.
Në përgatitjet e sotme të drejtuara nga Renaldo Kalari ka qenë sërish i pranishëm presidenti Gaz Demi.
Kreu i klubit të kuq ka ndjekur nga afër stërvitjen, ndërkohë që është parë duke folur edhe me lojtarin e huazuar në Suedi, Jasir Asanin.
Pas largimit të Franco Lerdës nga drejtimi i kampionëve, kjo është hera e dytë që brenda pak ditësh që presidenti Demi sheh nga afër përgatitjet e ekipit.
Humbja në derbi 2-1 ka trazuar ndjeshëm situatën në kampin e kuq.
Kësisoj është vetë kreu i klubit kampion që po mundohet të marrë “frerët” në dorë për të rikthyer edhe një herë atmosferën pozitive te kryeqytetasit.