Pas derbit, ja supersfida tjetër që mund të luhet në "Air Albania Stadium"

17 Dhjetor 2019, 13:51Sport TEMA

Pas derbit Partizani-Tirana që dhuroi një atmosferë unikale, një tjetër supersfidë e Kategorisë Superiore, pritet të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”.

Bëhet fjalë për përballjen mes Kukësit dhe Partizanit, e cila është planifikuar të zhvillohet në datën 26 janar.

Këto 2 skuadra, që janë edhe pretendentet kryesore, për të fituar titullin kampion këtë sezon, do të përballen në javën e parë të fazës së tretë.

Gjasat janë të mëdha që kjo sfidë të zhvillohet në impiantin e ri modern, teksa pritet një miratim nga FSHF.

Verilindorët do të jenë pritës në këtë përballje, teksa zhvillimi i ndeshjes në “Air Albania”, do të nxiste një numër të konsiderueshëm tifozësh, për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje