Tensionet me Tajvanin e SHBA: Kina përuron aeroplanmbajtësen e dytë

17 Dhjetor 2019, 21:11Bota TEMA

Kina vuri në funksionim aeroplanmbajtësen e saj të dytë, duke i shtuar një forcë të madhe zjarri ambicies së saj ushtarake, në një kohë që janë rritur tensionet me Tajvanin e vetë-qeverisur, si dhe me SHBA apo me fqinjët rajonalë për ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës së Jugut.

Përurimi i luftanijes, të pagëzuar me emrin “Shandong”, e vendos Kinën në një klub të vogël vendesh që kanë disa aeroplanmbajtëse.

Thuhet se Kina po ndërton një aeroplanmbajtëse të tretë.

Aeroplanmbajtësja e sapo përuruar, e para që Kina ndërton në vend, iu dorëzua Marinës në Sanya, në ishullin jugor të Hainanit, me një ceremoni ku mori pjesë Presidenti Xi Jinping, thanë mediat shtetërore.

Aeroplanmbajtësja tjetër e Kinës, e quajtur “Liaoning”, është e prodhimit sovjetik dhe është rinovuar për t’iu përshtatur nevojave të Pekinit. Ajo iu ble Ukrainës dhe hyri në shërbim në vitin 2012.

1 komente në “Tensionet me Tajvanin e SHBA: Kina përuron aeroplanmbajtësen e dytë”

  1. #varijanullen says:

    Lajm do ishte pse anulloj 4 te tjerat qe kishte ne plan deri ne 2025 , qe efektet e politikes se Trump me taksa per eksportet e futen ne krize GDP. Kina nuk eshte superfuqi detare nuk behet dhe nuk ka tradite. Rusia qe i shiti modelin e aeroplanmbajtesve dhe eshte nje fuqi detare vetem per bregun e saj. Kaq. God bless USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje