Donald Trump kundër Kongresit: Masakra e Armenisë, nuk ishte genocid (turqit vranë 1.5 milionë armenë)

17 Dhjetor 2019, 18:43Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai nuk i konsideron vrasjet masive të armenëve në 1915 si një genocid, duke kundërshtuar një votë unanime nga Senati amerikan.

Votimi historik javën e kaluar zemëroi Turqinë, e cila gjithmonë ka mohuar se vrasjet kanë qenë një genocid.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në përpjekje për të zhdukur grupin etnik. Vrasjet ndodhën në ditët në rënie të Perandorisë Osmane, pararendësi i Turqisë moderne.

Në vazhdën e dy votimeve javën e kaluar në SHBA për të njohur masakrat si gjenocid – një fitore simbolike e shumëpriturpër armenët – presidenti i Turqisë Recip Tayip Erdogan kërcënoi të mbyllte bazën ajrore të Incirlik, e cila është me vend në Turqi dhe strehon armë bërthamore të SH.B.A.

Erdogan gjithashtu tha që ai mund të mbyllte bazën e radarit të Kurecik, si një kërcënim për sanksionet amerikane të vendosura mbi Turqinë pas ofensivës së saj të fundit ushtarake në Siri.

Ai i quajti votat – të njohura si rezoluta të thjeshta – “të pavlera” dhe “fyerje të mëdha” për turqit.

Erdogan tha se vetë SHBA ka bërë genocid me indianët, njësoj si Franca në Afrikë, apo edhe vende të tjera perëndimore.

Nga ana tjetër kryeministri armen, Nikol Pashinyan, përshëndeti rezolutat e Kongresit dhe Senatit si “një hap të guximshëm për t’i shërbyer të vërtetës dhe drejtësisë historike”.

3 komente në “Donald Trump kundër Kongresit: Masakra e Armenisë, nuk ishte genocid (turqit vranë 1.5 milionë armenë)”

  1. Flm says:

    Nuk di se c’far thote Trampi dhe Arnautet qe ju “djegjet” zemra per Turqin, por shikoni se sa shtete serioze e kane votuar … e gjithe BE-ja, Rusia dhe se fundi kongresi i SHBA-se.
    ###
    Franca e njofi 1998, ne 2016 nxori ligj qe denon c’do kush qe e mohon genocidin Armen, në vitin 2019, Emmanuel Macron e shpalli 24 Prillin si një ditë përkujtimi të genocidit armen në vendin e tij.
    Greqia ne 1996
    Qipro ne 1975
    Bolivi ne 2014
    Brazil ne 2015
    Bullgaria ne 2015
    Republika Czecheke ne 2017
    Gjermani ne 2016
    Itali ne 2000
    Luksemburg ne 2015
    Hollandë ne 2004
    Paraguai 2015
    Portugalia 2019
    Rusi 1995
    Sllovaki 2004
    Suedi 2010
    Zvicër 2003
    Siria 2015
    Venezuela 2005
    Kili 2015
    Kanada 1996
    Austri 2015
    Argjentinë 1993
    ###
    Po thuajse e gjithe bota per vec provincave Turke, si Kosov, Bosnj, Shqiperi, Fyrom dhe shteteve te tjera Islamike …

  2. Nder dhe Gjak says:

    Ishte Perandoria Osmane, dhe jo turqia

  3. Tigri I Maleve says:

    Ku eshte nje koment qe nuk eshte aprovuar ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje