Propozimi i kryeministres më të re në botë: Hidhet ideja e punës 4 ditë në javë, 6 orë në ditë

17 Dhjetor 2019, 12:47Bota TEMA

Sana Marin sot është kryeministrja më e re në botë, por kur ishte ministre e transportit, ajo dha idenë për të ulur orët e punës në javë për punonjësit.

Ideja e Marin është që të ketë katër ditë punë në javë, me nga gjashtë orë punë në ditë.

“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, tha ajo në gusht të vitit 2019.

Marin shpresonte që propozimi i saj të bëhej realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë.

Forca politike “Alenaca e Majtë” ka propozuar edhe më parë që të provohet java me katër ditë punë, por është kundërshtuar nga opozita e cila e quan jo-realiste.

4 komente në “Propozimi i kryeministres më të re në botë: Hidhet ideja e punës 4 ditë në javë, 6 orë në ditë”

  1. Mandravellua says:

    E kujt shteti eshte kryeministre kjo cuca, e Zanzibarit ?

  2. shefi 55 says:

    Po nese behet kjo eshte shume mire , jo vetem qe do te kishte kohe me shume , per tu marre dhe me nje veprimtari tjeter , por duke e bere orarin 6 0re ne punet me tre turne do te punonin 4 persona e jo me tre si sot , po keshtune tre ditet e tjera do te punesoheshin persona te tjere qe rrine ne 4 dite pushim per te njejtin vend pune dhe fabrikat nuk do te mbylleshin per asnje dite .

  3. Arber says:

    Eshte kryeministre e nje prej vendeve nordike, mandravellua, lol.

  4. Spartakos Thraks says:

    Pse nuk na e thoni se e kujt shteti është kryeministre ko vajzë e bukur. Pse nuk na e tregoni edhe neve, apo keni frikë se mos shkojmë ne te paret atje dhe u zem radhën. Sa për mendimet që ajo ka gëzon respekt të plotë…. Punë për të gjithë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje