Kandidati për kryetar i SPAK: Nisim me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, do godasim këdo, pavarësisht fuqisë! Do çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë

18 Dhjetor 2019, 10:03Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur intervistimin e tre kandidatëve që garojnë për kryetar të Strukturës së Posaçme, e njohur me emrin SPAK.

I pari në “filtrat” e KLP po kalon kandidati Altin Dumani, i cili ka prezantuar planin e tij për drejtimin e SPAK. Dumani ka dhënë mesazhe të qarta se si do ta luftojë SPAK krimin e organizuar dhe korrupsionin, nën drejtimin e tij.

“Përgjegjshmëria në hetimin e çështjeve duhet pasur parasysh. SPAK do të godasë pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin me gjithë forcën e ligjit.

SPAK do bëjë të mundur një Shqipëri ku godet këdo që kryen një krim, pavarësisht fuqisë, dhe e vetmja shpresë është mospërfshirja në krim.

Do çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë. Fokus i veçantë do t’i jepet bashkëpunimit me qytetarët, për të goditur krimin dhe korrupsnit e çdo niveli, si dhe pastrimin e parave që rrjedh prej tyre.

Ibrahimi: Na thoni diçka mbi strukturën e ardhshme të SPAK?

Dumani: SPAK përbëhet nga dy ministruktura të rëndësishme, siç është Prokurorinë e Posaçme dhe Byroja e Hetimit.

Ditën e parë të punës si drejtues i SPAK detyra e parë është nxjerrja e një akti që gjurmon organizmin dhe funksionimin e institucionit.

Së pari, është kujdesi i shtuar ndaj dosjeve, për të bërë një shqyrtim të atyre çështjeje që nuk i takojnë kësaj prokurorie.

Kujdes për dosjet që do të transferohen, që procedimet penale të studiohen mirë që të shmangen raste që mund të na cojnë në shuarjen e masave të sigurisë.

Të paktën duhet të fillohet me dy seksione, krimit të organizuar dhe seksioni për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Akti i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK.

Gjithashtu, prokurorët duhen ndarë sipas specializimit. Akti i parë i domosdoshëm, mundësisht brenda javës së dytë të punës, është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është si një mushkëri që mbush me ajër SPAK.

Do kërkoj ndihmën e ndërkombëtarëve për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e këtij drejtori. Pastaj gjithë fokusi do jetë në përzgjedhjen e trupës së BKH.

Pyetje: Si do i rekrutoni ekspertët më të mirë?

Dumani: Për të thithur elementë të tillë duhet joshja, që është paga. Por, ka vend ka njerëz që duan të kontribuojnë në këtë strukturë dhe vëmendja ime do jetë totale për t’i përthithur ata.

1 komente në “Kandidati për kryetar i SPAK: Nisim me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, do godasim këdo, pavarësisht fuqisë! Do çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë”

  1. tenente Gurabardhi says:

    kur ta shikoj, do ta besoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje