Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj. U pyet dhe për foton me vrasësin e kryekomisarit

18 Dhjetor 2019, 09:55Kronika TEMA

Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale, kalon Vettingun dhe konfirmohet në detyrë.

Drejtori i Policisë Kriminale rezultoi i pastër në të tre komponentët e vlerësimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e pyeti Vocajn edhe për foton e publikuar në media në 2013 me Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Sipas Vocajt ai është njohur me Frrokun në vitin 2006 kur ndiqnin studimet në Universitetin “Kristal”. Fotot janë publikuar në faqen e tij në Facebook muaj para se të kryhej vrasja e komisar Dritan Lamajt.

Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje, madje ka qenë ai që ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e Frrokut.

1 komente në “Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Tonin Vocaj. U pyet dhe për foton me vrasësin e kryekomisarit”

  1. Plaku i mocem says:

    Sikur te ishin te gjithe punonjesit e policise si Tonin Vocaj,i afte dhe i ndershem. Per pune shteti i kam shkuar ne zyre kur ishte kjryekomisar,vuri te gjithe ne pune qe detyra re realizohej,as e njihja e as me njihte. Urime z.Vocaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje