Nga adoleshente e urtë në aktiviste e famshme: një dokumentar kushtuar Greta Thunberg

18 Dhjetor 2019, 22:15Bota TEMA

Udhëtimi i Greta Thunberg nga një “adoleshente e urtë” në një nga figurat kryesore të lëvizjes për klimën do të tregohet me detaje në një dokumentar.

Sipas “Deadline”, suedezja është ndjekur që në protestën e parë në shkollë, gushtin e kaluar në Stokholm, duke vazhduar më pas se si u bë aktiviste e famshme.

Cecilia Nessen dhe Frederik Heinig janë producentët e projektit, ndërsa regjia i është besuar gazetarit suedez Nathan Grossman.

Dokumentari me titull “Greta” do të shfaqet në verën e vitit 2020.

6 komente në “Nga adoleshente e urtë në aktiviste e famshme: një dokumentar kushtuar Greta Thunberg”

  1. Vreal says:

    Eshte akoma 16 vjeçe. Pra eshte adoleshente me probleme te cilen pribderit sidimos e ema e piloton me se miri duke ia fite midene publikut. U desh te gjendej nje sebep per mosvajtjen ne shkolle dhe.nje fushate e montuar mire be media.
    E botes i shitej nje prodhim qe te ngjallre lot me shume se qepet.
    E shkreta greta nuk shkon ne shkolle se i vjen leq per klimen.
    Puna eshte se nuk flitet per kundershtite qe ka hasur ekspozimi i tejskajshem i Gretes ne shume vende. Por darsha e ka bishtin prapa dhe zakonisht te mbet ne dore.

    1. bb says:

      Tema mos u beni me fake se mediat kunder Trumpit me budalleqet per klimen dhe “ngrohjen globale”. Meruni me Lulin, Edin etj, aty u e qani.

  2. art says:

    U be aktiviste e fameshme sepse dikush deshi ta bente. Historira te dala boje keto

  3. Fred says:

    Rasti tipik i shfrytezimit te te miturve ,ne kete rast per propagande kjo ne boten te ashtuquajtur demokratike.

  4. Ilia Toli says:

    Më vjen keq që një fëmijë i sëmurë me Tourette po abuzohet ashtu. Kujtoni të gjithë yjet fëmijë. Kujtoni të gjithë yjet injorantë. Ç’u bë me ta? Ku është Milo Yiannopoulos pa dy gram shkollë? Pse mendoni që kjo do përfundojë më mirë?

  5. engjellushe says:

    Nuk ka gje me te shemtuar se perdorimi i femijeve per te shenuar pike politike. Ceshtja e ndryshimit global te klimes eshte e nderlikuar dhe Greta nuk eshte ne gjendje ta kuptoje. Vete shkencetaret mendojne se ndryshime te tilla ne te dy kahjet kane ndodhur gjithmone ne planetin tone edhe kur aktiviteti njerezor nuk ishte prezent. Pra shkaqet per keto ndryshime jane te papercaktuara dhe te pa predikuara. Natyrisht qe nje pjese e paperfillshme e ketij ndryshimi eshte i shkaktuar nga njeriu. Greta dhe prinderit e Gretes duhet te protestojne ne Kine , Indi dhe disa shtete ne Afrike si ndotesit me te medhenj dhe jo te shesin pordhe ne Suedi, Evrope dhe USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje