Tridhjetë vjet më parë, më 21 dhjetor, diktatori rumun Nikolae Çaushesku organizoi një tubim masiv si shfaqje e autoritetit të tij.
Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë, pikërisht në Ditën e Krishtlindjes, Çaushesku ishte gjendur i shtrirë në një pellg gjaku, i qëlluar për vdekje nga një skuadër, në revolucionin popullor që shkatërroi regjimin e tij.
Nikolae dhe Elena Çaushesku kishin qeverisur në një nga diktaturat më të ashpra staliniste të Evropës Lindore për më shumë se dy dekada. Ai dukej se po i rezistonte valës së revoltës nga punëtorët dhe studentët që rrëzuan regjimet e tjera zyrtarisht “socialiste” në nëntor të vitit 1989.
Ndërsa sunduesit e tjerë dhanë dorëheqje, trupat e tij dhe policia sekrete po rrihnin protestuesit në Timisoara. Kur Çaushesku u ngrit të flasë në një tubim në kryeqytetin rumun Bukuresht, ai mendoi se do të ishte një shfaqje tjetër e “mbështetjes popullore”.
Por, brenda pak minutash, turma u kthye kundër tij. Elena Çaushesku dhe burri i saj Nikolae në Bukuresht gjatë gjykimit të tyre. Ata filluan të thërrisinin kundër tij, duke mos munguar as thirrjet në solidaritet me kryengritjen atje. Çaushesku ngriti dorën e djathtë për të heshtur turmën – por e vërejti se autoriteti i tij ishte shkrirë përnjëherë – dhe atë përpara tij.
Shprehja e tij, e të habiturit, e kapur nga kamerat e stacionit televiziv shtetëror, u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë vendin. Kështu, Çaushesku u detyrua të ikte nga pallati me helikopter. Në ditët në vijim dhjetëra mijëra njerëz edhe në qytete të tjera u ngritën në revoltë. Dhe shumica e ushtrisë u përleshën me regjimin dhe luftuan kundër policisë sekrete Securitate.
Brenda katër ditësh, Çaushesku u kap, u dënua me vdekje nga gjykata ushtarake dhe u ekzekutua për krime kundër njerëzve. Në një kujtim të ngjarjes, Ionel Boeru ka rrëfyer për ditën kur diktatori rumun Nikolae Çaushesku vdiq – sepse ai ishte ekzekutuesi. Boeru thotë se ishin 29 plumba nga pushka e tij AK-47 që vranë presidentin dhe bashkëshorten e tij Elena.
“Fjalët e fundit të Ceausescu ishin ‘Rroftë Republika Socialiste e Rumanisë, e pavarur dhe e lirë’”, kujton Boeru.
“Fara” e revoltës kishte qenë e mbjellë për një dekadë. Diktatori rus Joseph Stalin kishte instaluar regjimin e Partisë Komuniste në Rumani në vitin 1948. Për të gjitha fjalimet e Stalinit për socializëm, deri në vitet 1930 Rusia ishte një shtet kapitalist shtetëror ku njerëzit e klasës punëtore nuk kishin fuqi.
Ky sistem u përsërit në të gjitha shtetet satelitore të Bllokut Lindor të Rusisë. Klasat në pushtet – burokracia shtetërore – ishin mbyllur në konkurrencë ushtarake dhe ekonomike me Perëndimin. Dhe, ashtu si korporatat, ajo shfrytëzoi punëtorët dhe u desh të grumbullonte gjithnjë e më shumë kapital. Rusia dhe Lindja garuan me SHBA-në dhe Perëndimin, por ende kishte rivalitete midis shteteve brenda këtyre dy blloqeve, përcjell Telegrafi. Kur Çaushesku u bë president në vitin 1967, ai përfaqësoi një seksion të burokracisë rumune që dëshironte të mbronte pavarësinë nga Rusia.
Ai krijoi lidhje më të ngushta me vendet perëndimore dhe shtyu nacionalizmin rumun. Ekonomia lulëzoi pasi industria e rëndë fitoi një qasje më të madhe në tregjet ndërkombëtare.
Por, në realitet, “kapitalizmi shtetëror” rumun po binte pas konkurrencës së tij. U morën hua për të blerë teknologjinë e fundit dhe grumbulluan një borxh të madh të huaj prej miliarda dollarësh. Në vitin 1980 Çaushesku shkoi në Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili “ofroi recetën e zakonshme të masave shtrënguese”.
Deri në vitin 1989 shtrëngimi ndaj punëtorëve do të thoshte se Rumania kishte shlyer të gjithë borxhin e saj përpara afatit, por ajo vazhdoi të binte pas konkurrencës së saj. Kjo provokoi ndarje brenda klasës qeverisëse për mënyrën e zgjidhjes së krizës. Një grup reformatorësh filluan të organizohen kundër Çausheskut dhe botuan një denoncim të hapur në Mars 1989, “Letra e të Gjashtëve”.
Ata panë nevojën për ndryshim, por donin që burokracia të mbante kontrollin. Më 22 dhjetor, reformatorët ngritën Frontin Kombëtar të Shpëtimit (NSF), i cili u vendos në krye të lëvizjes dhe mori pushtetin pas përmbysjes së Çausheskut.
NSF menaxhoi kalimin në kapitalizëm të tregut të lirë. Politikanët komunistë u bënë “politikanë demokratë”. Menaxherët e ndërmarrjeve shtetërore u bënë menaxherë të kompanive të privatizuara. Mirëpo, shkalla dhe natyra e përgjakshme e kryengritjes ishte të shërbente si një paralajmërim për diktatorët kudo. Ajo tregoi se sa shpejt mund të shpërthejë revolta – dhe se si fuqia e punëtorëve mund të mposhtë edhe makinat më shtypëse shtetërore. /Telegrafi/
等身大ドール あなたが人形中毒を経験している場合に明らかにする方法
Kryengritesit rumune duke rrezuar diktatorin Caushesku i sherbyen se pari vendit te tyre duke sjellur sistemin pluralist. Por ne te njejten kohe, pa e ditur, duke ekzekutuar me vdekje Nikolae dhe Helena Causheskun, dhe duke transmetuar skenen e pergjakeshme te pushkatimit, i kallen daten, tmerrin , Ramiz Alise dhe Nexhmie Hoxhes, te cilet parashihnin keshtu edhe fundin e tyre. Fill pas kesaj ngjarjeje ne janar 1990 ata urdheruan kryerjen e leshimeve, zbutjeve shkalle- shkalle te sistemit diktatorial, qe sollen ngjarjet e korrik ut ne ambasada, revolten e studenteve ne 8 dhjetor dhe lejimin e pluripartitizmit ne 13 dhjetor 1990. Per sa me lart ne shqiptaret duhet t’i jemi mirenjojtes perjete popullit rumun qe ekzekutoi diktatorin dhe duhet te ngrejme nje monument ne kujtim te rreth 1000 kryengritesve rumune te vrare nga Sekuridatet e Causheskut ne Timoshoare dhe Bukuresht. Pa gjakun e tyre dhe pa pushkatimin e Cuasheskeve ne 24 dhjetor 1989 rregjimi diktatorial ne Shqiperi ose do te rrezohej me kryengritje shume gjakderdhese, ose do te vazhdonte te zvarritej edhe sot e kesaj dite ne vendin tone, njelloj si regjimi I Fidel- Raul Kastros sot ne Kube, mu nen hunden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, qe aq afer gjeografikisht nuk kane mundur ta permbysin. Edhe njehere mirenjohje dhe falenderime te paharrueshme popullit rumun!
I bukur komenti juaj, pak dhe sakte.
Komenti juaj me pelqeu.
Miltiadhi eshte nje koqe hajvani. Ka qene tere jeten Dr qe bridhte neper ambasada ne kohen e Enverit dhe ktheu pllaken sapo kalit I rane patkojte. Turp e faqe zeze kur ti perligj vrasjet nga turmat. Pavaresisht se diktator apo jo ai meritonte nje gjyq te ndershem e te drejte per cka kishte bere. Ky eshte ndryshimi I Demokracise nga Anarkia. Ik pyet tani ne Rumani. I vjen turp cdo rumuni te ndershem per ate vrasje te turpshme kur shohin sot “demokratet” te zhytur ne krim e korrupsion qe kane vila dhe pasuri miliona here me shume se ckishte gjithe qeveria e Causheskut
Ju në Shqipëri jeni sikur lopa që e qet baglën pas dhe ec duke mendue se …në të vërtete skeni tru me mendue fare .Përmbysjen e ka ndihmue Serbia me elementin sllav që ështe në Temishvar.
Kini miresine botoni komentin tim!
Mir e ke Miltiadh por fatkeqesisht pluralizmi dhe ajo cka sjell ky (pluralizmi) ra ne duar te nje perbindeshi qe e degjeneroi dhe e shfrytezoi ne favor te tij dhe te tradhetis , qe nuk ju nda nder shekuj shqipetareve ! Vertet pushkatimi i Causheskut ,”nxitoi” faren e diktatures per leshime qe te shpetojn bythen e tyre ,por i hapen rugen katastrofes ,mashtruan kte popull aq te etur per liri , qe ndertoi me gjak e dhun te luftes klasave vepra te papara ne historin e tij ,e mbase kjo sakrific e atij brezi , do mbetej e pa haruar nga shkelqimi i vepres se tij ! Kjo klas postkomuniste ,post diktatoriale,pstlufteskllasore ,kjo kepurdh helmuse qe infektoi te ardhmen qe mundet ta kishin sot zili edhe ata ku shkojn e skllaverohen bijt tan e spo kan te ndalur ,esht me e eger se diktatura ,me antikombetare se ajo diktatur ,esht vampiri qe piu e pin gjak shqiptaresh te “lir”qe lehin ne emer te pluralizmit ! Kjo Shqiperi e pushtuar nga kjo far “radioaktive”e dobesuar e dorezuar ne thunder te ktij organizatori qe krijoi kte lloj regjimi krimimal,te pabes e koruptiv ka 35 vjet qe funksionon kunder saj ! Ka 35 vjet qe akoma i ushqen e qe po luftojn te mos leshojn asnje” barrikad” …Kjo klas vipash nuk esht ma nje Caushesk e nuk esht e leht ta pushkatosh ! Rumunet na e treguan rugen por tradhtia Berishiane ,trashegim i historis shqiptare ,i shpetoi ktij ndeshkimi dhe ndaj vuan e do vuaj akoma gjat ! Ironi e faktit I jemi mirenjohes popullit rumun dhe vajtojm tradhetin qe na ngrefen kelyshet e “Causheskeve” qe i shpetuan plumbit !
Me lejen e Mihail Gorbaçov u krye revolucioni!
Sa per komentin e pare !
Ndryshimet i solli ekonomia, Alia kerkoj sistemin administrativ te Jugosllavi s,por ishte shum me vonesë!
U hapen legatat per te Hyre Deviza,dhe kjo u organizua nga vet Alia!
Kassa e shtetit kishte vetem 8 mij dollarë!!!!! Shteti po shiste bagetit grekut pse te marre disa Deviza per te përballuar sado pak problematiken ekonomike!
Sa për forcen eshte e ishte popull frikacak per te permbysur regjimin e atershem!
Me lejen e Mihail Gorbaçov u krye revolucioni!
Sa per komentin e pare !
Ndryshimet i solli ekonomia, Alia kerkoj sistemin administrativ te Jugosllavi s,por ishte shum me vonesë!
U hapen legatat per te Hyre Deviza,dhe kjo u organizua nga vet Alia!
Kassa e shtetit kishte vetem 8 mij dollarë!!!!! Shteti po shiste bagetit grekut per te marre disa Deviza per te përballuar sado pak problematiken ekonomike!
Sa për forcen eshte e ishte popull frikacak per te permbysur regjimin e atershem!