Buffon barazoi Paolo Maldinin, shpërthejnë tifozët: Qesharak, ik luaj skedina dhe baste!

19 Dhjetor 2019, 22:15Sport TEMA

Rekordi i Paolo Maldinit me 647 ndeshje në Serie A është arritur nga Gianluigi Buffon që është ndjerë “krenar që kam arritur këtë rekord ndeshjesh të luajtura”.

Me shumë mundësi, portieri i Juventusit do ta kalojë dhe do të vendosë rekordin e ri në Serie A…

Megjithatë, tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur Buffonin “qesharak, ik zhduku lëre futbollin!” ose “Je një njeri m…, ik tani fito 5 Champions si Maldini” apo edhe “Palaço, shko luaj skedina, se atë di ta bësh mirë”…

Irritimi ka ardhur për faktin se Buffon u largua nga Juventusi te PSG pasi nuk kishte pranuar stolin, ndërsa pas një viti u kthye po në stol, si portier i dytë dhe thuajse 80% e tifozëve menduan se objektivi i vërtetë ishte të arrinte Paolo Maldinin, legjendën e Milanit!

2 komente në “Buffon barazoi Paolo Maldinin, shpërthejnë tifozët: Qesharak, ik luaj skedina dhe baste!”

  1. xyz says:

    Karagjoz!
    Shko dhe fito 6 Champions League sa fitoi Maldini dhe pastaj fol … Apo ke kohë se i ri je. Deri tani nuk ke fituar asnjë.

  2. Ajo ish e tatimeve. says:

    E ku qendron problemi ketu? He, ku qendron problemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje