Kryeministri Edi Rama rrëfen momentin se si u ndje kur shkoi në Durrës menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.
“Së pari dua ta rrëfej këtu që kur kam shkuar në Durrës, atë natë se ishte akoma në të gdhirë dhe pastaj kam parë pas pak orës përmasat e shkatërrimit kam qenë i tmerruar nga ndjenja e vetmisë dhe nga përmasa dukshëm përtej asaj që i shihja si mundësi për ta përballuar.
E para ka qenë përballja me vetminë duke u dërguar mesazh miqve të mi, kryeministri i Italisë, i Francës, i Greqisë dhe më janë përgjigjur.
Dhe e dyta jam ulur me ekipin se deri ku mund të shkojmë ne. Kemi arritur ta përballojmë hemorragjinë e madhe që shkaktoi tërmeti në aspektin psikologjik për shkak se mijëra njerëz humbën shtëpitë brenda pak çastesh.
Unë kuptova që kjo krizë ishte sa në kuptimin e strehimit dhe aq edhe një krizë e thellë shpirtërore. Patëm një tërmet psikologjik si shoqëri me vendimin e KE-së dhe ishte një tërmet fizik që ngjante si mallkim që ky vend nuk ka të ardhme dhe duhet të largohesh një orë e më parë.
Mbi të gjitha, njerëzit kishin nevojë për komunikim se nuk janë vetëm sikurse unë kisha nevojë të mos ndihesha vetëm”, theksoi Rama në një intervistë për Baton Haxhiun ne KlanKosova.
Te besoj o kryeministri yne ,qe per fatin tone te keq je ti,nje piktor,nje njeri qe te pelqen vetja dhe te tjeret te duken si ushtare skllever!
Je ndjere vetem se je i vogel,se kurre nuk ke ditur e as ke dashur te dish se vendit i duhet nje shtet ligjor,i duhej nje administrate e perkushtuar dhe se fundi duhej nje qeveri dhe kryeminister burre shteti,qe te mendoje per funksionimin e cdo hallke te shtetit!
Te paret tane,ndonese pa shkolle,pa pasuri,por gjithmone kane ruajtur para dhe ushqime per dite te keqia,ndersa ty te eshte bere mendja PPP me rruge super luksoze qe as ne SHBA nuk i bejne!
Ti propagandon se jemi vend i varfer,por shpenzimet i ben sikur ke rezerve shpellen e Ali babes me 40 hajdutet!
Ne fakt ti ke vetem 40 hajdutet por jo shpellen!
Ule hunden sa nuk eshte vone,ne se nuk do te ikesh me turp dhe vendin ta futesh ne katastrofe!
Mos u mburr me sasine e femrave qe ke mbushur ministrite apo bashkite,se ato i pe mire qe nuk kane luajtur asnje rol deri tani!
Thirr kuadrot e vjeter ne pune,jo thjesht per spektakle mediatike shterpe,por per t’i vene ne poste drejtuese te rendesishme,nga ata qe jsne mesuar t’i sherbejne shtetit e jo “maliqit”!
Per emergjencat civile thirr ushtaraket e vjeter,se me mire nga ne nuk ka njeri qe t’i mbaje emergjencat ne gatishmeri!
Rishiko urgjentisht legjislacionin per emergjencat!
Mbi te gjitha filozofia e nje shteti seripz duhet te jete parandalimi e jo perballimi i pasojave te termeteve,permbytjeve,zjarreve etj!
Nuk ishte budalla shteti socialist qe mbante ne kembe nderrmarrjet e pyjeve,ndertimit,bonifikimit,ujrave etj!
Rishiko krijimin e instituteve shkencore prane Akademise se Shkencave qe t’i jepet fund hovardase e nje shteti RRUMPALLE si deri me sot!
Hiq dore nga uni yt ekstrem se nuk drejtohet shteti nga nje njeri i vetem edhe magjistar te ishe!
Shteti ligjor eshte si trupi i njeriut qe po u fut kanceri ne nje pjese sado e vogel e trupit vdes i gjithe trupi!
Dhe qe te mos kancerizohet i gjithe shteti,duhet qe te zhdukesh fantazmen e ” bashkeverisjes…” dhe te urdherosh te gjithe administraten vendore e shteterore qe te vleresoje ne maksimum te gjitha ankesat e qytetareve,duke ndeshkuar rrogtaret ndaj te cileve behen ankesa sipas shkalles se fajit!
Vetem keshtu do forcosh shtetin dhe fo kontrollosh sakte e ne kohe te pa aftet dhe te korruptuarit ne se e do kete gje!