Zyra e Vatikanit përgjegjëse për trajtimin e rasteve të abuzimit seksual të kryera nga klerikë mori këtë vit një rekord prej 1.000 aplikimesh për denoncim nga e gjithë bota. Ndërkohë, vërehet se ënde ka rajone nga të cilat nuk janë pranuar ankesa.
Zyra, e cila zyrtarisht quhet Kongregata për Doktrinën e Fesë, tani është e mbingarkuar sepse i mungon personeli që të trajtojë katër herë më shumë aplikime në vitin 2019, siç bëri dhjetë vjet më parë.
“Ne jemi praktikisht në një cunam rastesh të reja në këtë kohë, veçanërisht në vendet që nuk janë reklamuar deri më tani”, tha Imzot John Kennedy, drejtues i departamentit disiplinor në këtë zyrë.
Argjentina, Meksika, Kili, Italia dhe Polonia janë ndër vendet që janë bashkuar në Shtetet e Bashkuara me më shumë raste të raportuara.
Kennedy i lejoi një ekipi të AP që të filmonte brendësinë e zyrës, rasti i parë i tillë në historinë e gjykatës së Vatikanit.
Agjensia thotë se është një shenjë që madje edhe institucionet më misterioze tani po tregojnë një farë transparence brenda përpjekjes më të gjerë të Kishës Katolike për të rikthyer besimin midis besimtarëve.
Papa Françesku ndërmori një hap të mëtejshëm këtë javë duke vendosur të shfuqizonte rregullin “sekret pontifik” mbi abuzimin.
Vatikani tha se do të lehtësojë bashkëpunimin me zbatimin e ligjit civil.
Nqs,katoliçizmi nuk ndryshon menyren e jetese se klerikeve,do te shkoi drejte falimentimit si fe.Duhet bere nje kongres ne boten katolik dhe te meret nje vendimi domosdoshem qe, prifti katolik te kete te drejten te martohet,te krijoi familje siç eshte feja ortodokse.Prifti ortodoks ka grua,ka femij,pra ka nje familje te organizuar.Nje vendim i till do te rregulloi problemin e manis se abuzimeve seksuale.Nuk eshte fare e praneushme,qe prifti katolik nuk martohet dhe bene poshtersine me te madhe,mbane me qindra murgesha neper kisha,te cilave u nxine jeten duke u hequr te drejten e martese,krijimin e familjes si femer qe, eshte dhe e formuar nga zoti te bashkohet me burrin. Zhvillimi i shoqrise njerezore vjen nga bashkimi i burrit me gruan.Mohimi i kesaj nga kisha katolike,eshte ne kundershtim nga ligjet e bibles,nga ligjet e perendise.