Etiopia ka hedhur në orbitë satelitin e parë të vëzhgimit të bërë nga ekspertë vendas dhe kinezë.
Televizioni shtetëror raportoi se sateliti ETRSS-1 ishte nisur nga një kompleks në Kinë.
Sateliti prej 70 kilogramësh u krijua nga një ekip inxhinierësh prej 21 anëtarësh dhe do të kontrollohet nga një ekuipazh i vendosur në Stacionin Entoto në Addis Ababa.
Drejtori i Institutit Etiopian për Shkencë dhe Teknologji në Hapësirë, Solomon Belay, tha se vendi nuk do të shpenzojë më 12 milion dollarë në vit për imazhet e hapësirës, por do ta prodhojë dhe shesë vetë.
Etiopia është një vend i Afrikës Lindore, ku bujqësia dhe bagëtia janë industritë kryesore, por autoritetet e këtij vendi kanë filluar një numër projektesh teknologjike gjatë viteve të fundit, përfshirë krijimin e një satelit hapësinor të tyre.
Të dhënat që satelitët do t’u dërgojnë ekspertëve në Etiopi duhet të ndihmojnë në luftimin e ndryshimit të klimës, e cila është jashtëzakonisht e theksuar në atë pjesë të Afrikës.
Etiopia kështu ka hyrë në shoqëritë e Ganës, Nigerisë, Afrikës së Jugut dhe Ruandës të cilat janë ndër të paktat vendet afrikane që kanë satelitë në hapësirë.
Talleshim me perpara me Ethiopian apo jo..? Oh sa e dhimbshme eshte me qene shqiptar… Nuk e kane fajin njerezit por politika anti kombetare e te gjitheve pas 1990. Poshte Ramiz Alia edhe gjithe kulishet qe vendosi ne pushtet pas 1991, qe nga Sala, Iliri, Fatosi, Gramozi, Ruci e me rradhe.