Alexandra von Nahmen
Të “vazhdojmë si deri tani” nuk është e mundur. Vendimi i demokratëve për përballje me Trumpin ishte i duhur. Trumpi duhet të përgjigjet për keqpërdorim të postit dhe pengesa ndaj Kongresit.
Nga Alexandra von Nahmen
Vota ishte shumë e qartë: Thuajse të gjithë demokratët, të cilët në Kongres përbëjnë shumicën, votuan për ngritjen e aktakuzës ndaj Donald Trumpit dhe për nisjen e procedurës për largimin e tij nga posti i presidentit. Ata votuan ndonëse shumë demokratë edhe vet vijnë nga qarqe konservatore tradicionale zgjedhore. Republikanët ishin unik në votimin e tyre kundër, por këtë vendim nuk mundën ta evitojnë.
Ky është suksesi më i madh i Partisë Demokrate dhe kundërshtares së Trumpit, Nancy Pelosi. Ajo ia doli të unifikojë qëndrimet e demokratëve, por ajo nuk ia doli t’i bindë edhe republikanët që të mbështesin këtë procedurë. Republikanët – ndonëse shumë vëzhgues nuk mund të kuptojnë qëndrimin e tyre – kanë vendosur të mbështesin presidentin dhe të mbyllin sytë para sjelljes së tij skandaloze. Por një skenar tjetër nuk mund të pritej.
Atmosfera e helmuar
Procesi i Impeachment-it ka përçarë opinionin amerikan edhe më shumë. Në të ardhmen do të ketë mbase një luftë edhe më të ashpër politike. Atmosfera do të helmohet edhe më shumë, tonet do të ashpërsohen. E në fund Donald Trumpi mbase do të shpallet në Senatin e kontrollluar nga republikanët i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave. Impeachment-i do të përdoret si municion në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale, për të mobilizuar bazën e kandidatëve për president.
Pasojat për demokratët mund të jenë dramatike – mund të mos ketë ndryshim në Shtëpinë e Bardhë, mund të humbasë shumica në Dhomën e Përfaqësuesve, zgjedhësit mund të zhgënjehen dhe të shpërthejë kriza e udhëheqjes në këtë parti. Të gjitha këto mund të ndodhin. Ndoshta. Por ishte e domosdoshme dhe e drejtë që të përballen me Donald Trumpin.
Trumpi beson se ai vet është Senati
Si mund të vazhdojë politika e tanishme me një president, i cili lut një vend tjetër, në këtë rast Ukrainën, që ta mbështesë për rizgjedhje në këtë post? Dhe ate vetëm një ditë pas publikimit të raportit të hetuesit të posaçëm Mueller, për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Si mund të vazhdojë një politikë e deritanishme, me një president i cili shan në mënyrën më të vrazhdtë kundërshtrët e tij politik, i cili sillet si një autokrat dhe pengon punën e Kongresit në kryerjen e detyrës së tij?
Po të mos reagonin deputetët demokratë, kjo do të thoshte se Kongresi, si një institucion shumë i respektuar në vend, po e eliminon vetëveten. Ai që nuk është i gatshëm të mbrojë Kushtetutën amerikane, nuk duhet të betohet fare se do t’i shërbejë vendit. Demokratët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër.
Detyrimi
Një pjesë e zgjedhësve amerikanë duket se nuk interesohet fare për faktin që presidenti i tyre beson se ai qëndron mbi ligjin. Por ata që mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se ekzekutivi duhet të kontrollohet, atëherë duhet të përfshihen në këtë çështje. Kjo nuk është ndonjë llomotitje e pavlefshme për ndërgjegjen dhe moralin, por një detyrim dhe përgjegjësi për vendin.
Cilat do të ishin pasojat për këtë botë nëse tiranët dhe autokratët nuk kundërshtohen – për shkak të kalkulimeve politike dhe mundësisë që të mos arrihen qëllimet politike? Demokratët do të humbisnin çdo lloj besueshmërie, po të mos vepronin.
Zgjedhjet e ardhshme
Ndaj ata po përpiqen që të bëjnë një sparkatël të vështirë: Të largojnë Trumpin nga posti i tij dhe njëkohësisht të vazhdojnë bashkpëunimin kontruktiv me republikanët në çështjet që janë me interes për të gjithë amerikanët.
Tani nuk dihet se si do të përfunojë kjo histori. Por është pak e besueshme që procesi i Impeachment-it do ta ndryshojë stilin qeverisës të Trumpit dhe mos respektin e tij ndaj rregullave dhe moralit. Nuk dihet po ashtu se si do të veprojnë zgjedhësit në vendvotime. Por një është e sigurt: Presidenca e Donald Trumpit do ta ketë gjithmonjë një njollë. Të “vazhdojmë si deri tani”, definitivisht nuk ëshë e mundur.
Impeachment ! Po lini name ore Tema .
A nuk mund te perkthehet kjo fjale ?!!
PIRDH PIRDH SE LIROHESH! …PIRDH PIRDH SE LIROHESH!…PIRDH PIRDH SE LIROHESH!
Ka ca fjale qe nuk mund ti perkethesh sepse ato perfaqesojne nje process apo nje rregull specific ne kushte te vecanta….Psh socializem, kapitalizem etj etj. Per te shuar kurjozitetin tend I dashur mik ja se cthote enciklopedija amerikane per kete fjale:
im·peach·ment
the action of calling into question the integrity or validity of something.
“the prosecutor’s detailed impeachment of the character witness”.
Ne rastin konkret behet fjale per nje procedure me tre faza per te shkarkuar Presidentin.
•British
a charge of treason or another crime against the state.
“the king cynically abandoned him, encouraging his impeachment”
•US
a charge of misconduct made against the holder of a public office.
“the president is facing impeachment over the scandal”
Cfare meritonte Trumpi? Trumpi eshte hero qe po kthen Ameriken ne drejtimin e duhur. Ekonomia nuk ka qene me mire se kaq qysh 50 vjet, punesime pothuajse zero. Fabrikat po punojne dhe veturat po riprodhohen ne USA. Deemokratet dhe media e tyre e kontrolluar dhe genjeshtare po e sabotojne dita dites. Ne vend qe te perqendrohen tek puna duan ta akuzojne Trumpin per budalleqe dhe bejne gjeti shtrigash si dikur blloku komunist.Trumpi do fitoje 2020 shume me telle. Evropistani ti marri te keqen. Ai eshte bisnesmen keta jane palaco politikane qe nuk kane punuar nje dite ne jeten e tyre por kane mbijetuarduke zhvatur taksapaguesin. KAG
O mik Miku
Duket se je i kohes se “google university” ose do kesh lindur pas 85. Let me throw my 2 cents. Qe ta zoterosh nje gjuhe duhet ta besh sa me te thjeshte dhe te pertypshme per lexuesit. Ka plot fjale te thjeshta qe mund te perdoren qe te mos te lodhen lexuesit. Ne kete rast psh mund te thuhet : “Keroj Llogari” apo do ta “DENONCOJNE” ne rast se e doni me nje fjale.
Kujtoni shqiperimet e Nolit kur hapni fjaloret ne google.
Nga ana e sugjestionimit akut kjo eshte nje ceshtje sublimitive e cila degjeneron ne ambiente konjukturale. Ne te njejten kohe nje retrospeksion horizontal aktiv ne simplicitetet e shkuara do te atraksiononte nje indulgjence refractare dhe paksa oculte tek lecitesit.
PS: keshtu psh shkruanin ata intelektuale qe dilnin nga izolimi apo qe humbnin ne libra.
Impeachment- Akuzim!