Dita e zonjës së hekurt që tremb Donald Trumpin: Kështu Nancy diti të presë momentin e saj

19 Dhjetor 2019, 10:15Bota TEMA

Çfarë sikleti duhet të jetë për “presidentin ngacmues” që gjeti në rrugën e vet, këtë “vajzë kokëfortë italo-amerikane”. Sikur Nancy Pelosi të ishte burrë, Donald Trump do të kishte përdorur taktikën e tij të preferuar: sulmin për ta demashkullorizuar.

Ai u përpoq gjithsesi, duke i vënë asaj një nofkë siç bën me të gjithë kundërshtarët, “Nervous Nancy”. Por asgjë nuk mund të bësh, zoti President, sepse, ashtu siç shkruante në New York Times Maureen Dowd, rrëfyesja e përpiktë e politikës, “Nancy është gjithçka, por vetëm nervoze jo”. Eshtë kujdesur edhe vetë Nancy t’ia bëjë të qartë: “Unë jam nënë e pesë fëmijëve dhe një gjyshe e nëntë, i njoh mirë tekat kur i shoh”. Nancy-n e quajnë Thatcher-i liberale.

Që kur rrugët e tyre janë kryqëzuar, ata nuk janë dakordësuar praktikisht për asgjë. Muri për emigrantët, politikat shëndetësore, mbrojtja e arsimit publik.

Megjithatë, në lidhje me impeachment-in, Nancy vazhdoi të thoshte jo deri në fund, në mbrojtje të asaj “vije të hollë blu” që shenjon dhe mbron demokratët e moderuar, nga lëkundjet e së majtës. Ajo u druhej efekteve të një akti kaq të rëndë, ende u frikësohet atyre sot kur, pak para se të hynte në sallë, këshilloi të gjithë njerëzit e saj që të mos ngazëllehen, apo të shfaqin kënaqësi, gjatë punës.

Ajo dëshiron që amerikanët të shohin se si demokratët e marrin seriozisht impeachment-in, dhe ata nuk e konsiderojnë atë një mënyrë për të hequr presidentin. “Nëse nuk e ndalojmë, rrezikojmë një president-mbret”. Trump, ndërkohë, nuk mund të mos hedhë në Tëitter frazat më të këqija që i vijnë në mendje: “Ajo do të hyjë në histori si kryetarja më e keqe në Dhomën e Përfaqësuesve”.

Këtë do ta shohim. Ndërkohë, topin e ka ajo, gruaja e parë italo-amerikane presidente e Dhomës së Përfaqësuesve. Një familje e madhe dhe shumë katolike nga Molise dhe Abruzzo.

E rritur me politikë në dhomën e ndenjes, u përgjigjet gjithmonë telefonatave të atij që e ka frymëzuar që fëmijë, babait të saj, Big Tommy, një demokrat që u ngjit në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e 1938 me presidentin Franklin Delano Roosevelt dhe qëndroi atje deri në vitin 1947, kur u bë kryetar bashkie i qytetit të tij, Baltimore, Maryland. Ishte këtu që lindi Nancy në vitin 1940.

Fushata e saj e parë elektorale ishte në moshën shtatë vjeç, duke rendur pas babait të saj. Në vitin 1961, Big Tommy u prezanton vajzave të tij John Fitzgerald Kennedy-n, në ditën e betimit të tij.

Entuziasmi dhe dëshira për të dalë në pah e bëjnë të madhe, edhe pse në fillim dëshira e saj ishte të merrej me kishën. Studion në një kolegj shumë katolik dhe më pas kryen Universitetin në Uashington, ku njeh Paulin, të shoqin. Pesë fëmijë në gjashtë vite, një marrëdhënie solide dhe ndarje e roleve: ajo rri në shtëpi dhe ai fiton para. 25 milion dollarë të ardhura. Nancy pret me durim momentin e saj, pret deri në moshën 47 vjeç. Merr detyrën e tretë më të rëndësishme në vendin më të fuqishëm të botës, është fytyra e opozitës ndaj presidentit, nuk e ka me nxitim sepse ndërkohë organizohet dhe krijon rrjet.

Eshtë femërore, gjithnjë e rrethuar nga bijtë dhe nipërit “por duket krejt e lirë nga pasiguria që lidhet me gjininë e saj”, shkruan New York Times. “Nuk duhet të bëjmë impeachment për motive politike, por as nuk duhet ta shmangim impeachment-in për motive politike”, kishte thënë ajo në prag të zgjedhjes së vet. Një deklaratë lufte, kaq femërore… (Il Giornale – Bota.al)

14 komente në “Dita e zonjës së hekurt që tremb Donald Trumpin: Kështu Nancy diti të presë momentin e saj”

  1. Tonyusa says:

    Trump edhe 4 vjet ika te garantuara president the best economy in usa from trump

    1. Usa says:

      TonyIsa, shko ne Kolonje se je emigrant dhe Trapi nuk i do emigrantet. O idiot.

      1. Kalec Dega says:

        Kush ta tha daj Obama apo komunistat demokrat si Nadler, Shif ene Nexhmija Pelosi?!

        1. Kalec Mortja - WC e SHQUP says:

          O Kalec(spiun) Qelbesira o dythundrak ripertypes. E ke ngrene tagjine e SHQUP-it sot?

    2. Usa says:

      TonyIsa, shko ne Kolonje se je emigrant dhe Trapi nuk i do emigrantet. Aq me pak myslimanet si ty O idiot.

  2. hahahahahahahahahahahahahaah Nansi eshte me keq se ajo paloma qe kishim ne parlament nga trute e kokes.

    1. Ilir says:

      ShBA duhet vertete te kontrolloje fluksin e hyrjeve. Ka lejuar shume idiote te hyjne,dhe prova jane keta komentues… Shyqyr te pakten na iken nga Shqiperia. Ne Canada keta tipa nuk i pranojne, dhe bejne mire.

  3. KAG says:

    Lesh o lesh. Kjo debilja dhe partia e saj garantoi fitoren e Trumpit ne 2020.

  4. Marco says:

    Trump-it t’i rruani ko-qet. Ekonomia po lulezon dhe ajo ka rendesi, jo gomarrlliqet e demokrateve. Cheers from NYC.

  5. Eagles says:

    Le ti beje veri trampit kjo zonje e hekurt tramp eshte perseri president kjo qe beri zonja siguroi fitoren me 20

  6. ABC KORCA says:

    1- Trampi nuk shkarkohet (dot)!!!
    2- Shkarkimin e ben kongresi…dhe atje republikanet kane shumicen
    3-Qe ekonomia amerikane me Trapin…eshte ne kulmin e saj,kjo nuuukkk diskutohet…por….
    4- Trapi po fiton ekonomine brenda amerikes…DHE PO HUMBET PERANDORINE AMERIKANE.
    5- Behuni gati per perandorine kineze…njerzit me te poshter qe ka pare ky planet kur kane pushtetin ne dore( ti qe mendove brenda vetes tende se s’ke pare shqiptaret sa te keqinj jane…mos e mendoni dy here…jane me ke keq se ne shqiptaret)
    5- Vetem japonezet mund ti derrmojne( ushtarakisht dhe sidomos psikollogjikisht) kinezet…dhe me japonine,trapi po ben lodra
    6- Keto di te them une…dhe jane mese te verteta!!!

  7. Ilia Toli says:

    Herën e fundit kjo u bë speaker of the congress vetëm se këmbënguli Trumpi. Ka debulesë për Pelosin se vetëm ajo është aq e rrjedhur sa t’ia nxjerrë gjithmonë gështenjat nga zjarri. Sa ka zanati… Kjo hyri në politikë si kukull e ndokujt. Ka shumë vite që s’ka më mend as të ngrejë brekët e veta. Trumpi ua di kartat prej vitesh këtyre. Ata thjesht po bëjnë si kalamanj tekanjozë, duke çuar ujë në mullirin e Trumpit.

  8. Luther says:

    Perderi sa Amerika kishte nje president me sindrom down ,nje Bole te pakrahasueshem as me shqipon me idiot, Bush Bolen …. atehere asnje gje nuk ndodh.

  9. Usa says:

    Tony Isa ti duhesh deportuar dhe cuar mbrapsht ne Erseke. Jo vetem qe je emigrant por je edhe mysliman. Te dyja keto qe ke ti luftohen nga Trapi qe mbron ti o idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje