Putin mban konferencën vjetore: Thyen rekordin me numrin e gazetarëve

19 Dhjetor 2019, 09:21Bota TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot konferencën vjetore për mediat.

Në një deklaratë Kremlini tha se këtë javë një numër rekord i gazetarëve , 1,895 janë akredituar për të mbuluar ngjarjen.

Konferenca televizive është një ngjarje e rregullt e Putinit, të cilën ai e shfrytëzon për të lartësuar imazhin e tij, për të siguruar rusët se ata janë në duar të mira dhe për t’iu dërguar sinjale Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

Ndërkohë, ngjarja është e veçantë edhe për kohëzgjatjen e saj. Konferenca e vitit 2008 ka shënuar rekord prej katër orësh e 40 minutash.

Mirëpo, siç shkruajnë mediat e huaja e sotmja zhvillohet në kohën kur Putinit, i ka rënë popullariteti, një gjë të tillë e thonë edhe sondazhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje