Plot 334 të arrestuar, në mesin e të cilëve, politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë si dhe sekuestrim i një pasurie me vlerë 15 milionë euro- ky është rezultati i një mega-operacioni policor në Itali, ku u përfshinë 2500 karabinierë.
Operacioni në fjalë është zhvilluar përgjatë mëngjesit të sotëm; ku 334 personat kanë rënë në pranga nga efektivët e ROS-it dhe Komandës .
Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe ish-deputeti i “Forza Italia”, Giancarlo Pittelli.
Operacioni gjigant është në vazhdën e një hetimi që ka zgjatur disa vite dhe që është zhvilluar në shumë rajone të Italisë: Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto. Operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz “Ndrangheta”.
Bëhet me dijeni se disa prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Gjermani dhe Zvicër.
Forca italia duhet te bej dekriminalizimin do ja bej Luli me Noken.