Sulm me armë pranë selisë qendrore të shërbimeve sekrete ruse, 3 viktima

19 Dhjetor 2019, 19:45Bota TEMA

Një sulm me armë pranë selisë qendrore të shërbimit sekret të Federatës Ruse tronditi Moskën.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bilanci i ngjarjes tragjike është të paktën tre të vdekur dhe një i plagosur.

Sulmi me kallashnikov ka ndodhur në ditën e konferencës së fundvitit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, forcat speciale kanë neutralizuar autorin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihet ende nëse ai ka vepruar i vetëm, ndërsa autoritetet kanë hapur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sulmi shkaktoi panik tek qytetarët, pasi zona ku ndodhi, sheshi Lybyanka, është mjaft e frekuentuar për shkak të dyqaneve dhe qendrave tregtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje