FOTOT: Zbulohet në afërsi të Nju Jorkut “pylli më i vjetër në botë”

20 Dhjetor 2019, 22:30Bota TEMA
FOTOT: Zbulohet në afërsi të Nju Jorkut “pylli më i

Gjurmët ende të qarta të atij që shkencëtarët mendojnë të jetë pylli më i vjetër në histori janë zbuluar pak kohë më parë jo larg nga qyteti i Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjurmët e qarta të trungjeve dhe veçanërisht rrënjëve të dy specieve tashmë të zhdukura u zbuluan nga hulumtuesit e Universitetit të Bingamton.

Pylli sipas përllogaritjeve ka ekzistuar rreth 386 milion vitesh më parë, shumë para se krijesa si dinozaurët të vinin në jetë.

Sipas shkencëtarëve pylli nuk ishte i dendur, karakteristikë kjo që do të vinte shumë miliona vite më vonë, dhe përbëhej në pjesën më të madhe nga pemë të gjinisë Archaeopteris, e ngjashme deri diku me pishat.

Rrënjët e këtyre pemëve, që ishin të larta rreth 20 metra, janë ende të dukshme nga lart, të gjata më shumë se 11 metra.

3 komente në “FOTOT: Zbulohet në afërsi të Nju Jorkut “pylli më i vjetër në botë””

  1. veshi says:

    Gabim shprehja. duhet cilesuar “Pemet e fosilizuara te pyllit me te vjeter qe ka ekzistuar 380 milion vjet me pare ne periudhen e Devonit.

  2. e verteta says:

    Korigjoni titullin , ju lutem!
    Keto mbetje pemesh fosile te zbuluara ne siperfaqen e tokes i perkasin nje pylli shume te vjeter qe shtrihej nga Nju Jorku e deri ne Pensilvani Vendi ku u be zbulimi ndodhet ne shtetin e Nju Jorkut dhe gati 210 km ne veri te qytetit te Nju jork, distance qe i bie te pershkohet gati ne 2 ore e gjysem.
    Pra , jo ne afersi te Nju Yorkut, por ne Nju Jork.
    Do thoni ju e c’rendesi ka?
    Po , ka rendesi:
    Se pari tregon kulture;
    Se dyti , ky vend qysh ne moment qe behet zbulimi, pasi te sigurohet ruajtja nga demtimet , kthehet ne atraksion turistik.
    Dhe mua me vjen keq qe ju te harxhoni parate e ” fituara” me djersen e ballit per te shkuar atje duke i dale rrotull nga Kanadaja, fjala vjen.
    Hypini avionit e drejt e ne aeroportin e Nju Jorkut te zbrisni.

  3. E verteta tjeter says:

    Rrenje te larta…? Ok , te gjata edhe thuhet,por te larta …? Une e di qe rrenjet shkojne thelle ne toke ,e jo te marrin perpjete , lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje