Kryemadhi: “Mini-Shengeni” po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE. Pa pjesëmarrjen e Kosovës nxitet konflikt

20 Dhjetor 2019, 10:50Politika TEMA

Monika Kryemadhi thotë se takimi që do mbahet në Tiranë për të ashtuquajturin “Mini Schengeni Ballkanik”, pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e nxituar, që sipas saj, nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas.

Ne nje postim në facebook Kryemadhi thekson se “nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme”.

“Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. 

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1.Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2.Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3.Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4.Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5.A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6.Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!”- shkruan Kryemadhi. (TemA)

2 komente në “Kryemadhi: “Mini-Shengeni” po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE. Pa pjesëmarrjen e Kosovës nxitet konflikt”

  1. h says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur se strategjinë politike e bën qeveria.

  2. ku eshte Floriri i Shqiperise dhe ku i gjetet Tokat
    ne Lalz ,
    ku i gjeten Miljonat € qe keni ndertu Vilat dhe cili eshte Burimi i Pasurise vene
    nga dy rroga deputetesh te papune gjate gjithe jetes ?

    Kto duan te dijne Shqiptaret nga ju “Pollitikanet e Qepes se Cepanit ”
    sa per politiken e Shqiperise ate e bene Dikush tjeter ,
    nuk ngeli Politika e Shqiperise ta bejn kafshet e katundeve apo shpellaret !
    Ajo kohe vdiq.
    i takon se kaluares Shqiptare .
    Pergjigjuni pyetjeve te shqiptareve saher dilni medieve dhe TV perndryshe zhdukuni hga jeta e shqiptareve pergjithmon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje