Artan Fuga: Sipas studimeve të mia, tërmetet ndodhën për shkak të veseve dhe degjenerimit tonë

21 Dhjetor 2019, 19:01Sociale TEMA

Artan Fuga ka gjetur shkakun se përse ranë tërmetet në Shqipëri.

Ai thotë se sipas studimeve që ka bërë, ka arritur në përfundimin që tërmetet kanë rënë si ndëshkim për degjenerimin e shoqërisë shqiptare.

“Paturpësia si shkak tërmetesh!

Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale!

Për shkak të paturpësisë!

Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.

Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht!

Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas!

Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por asnjëherë!

Nuk doni t’ja dini të pastroheni? Po na paralajmëron!

Hiç ne, veshin shurdhër këndej!

Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë, ka një shkencë tjetër, ose grup shkencash që e shpjegojnë.

Mënçuri shekullore kjo e mbështetur në arësyetim jo në besime pa bazë!

Kurse fetarët jo vetëm të bëjnë magazinierin, karpentierin, gjeneralin, por t’a thonë këtë sepse edhe atyre në rrugë tjetër zbulimi u është thënë!

Nuk e thonë? Bëjnë mëkat”, shkruan Fuga.(TemA)

8 komente në “Artan Fuga: Sipas studimeve të mia, tërmetet ndodhën për shkak të veseve dhe degjenerimit tonë”

  1. Ermali says:

    Nga “filozofimet” e “profesorit”, na dalka se paska dukuri natyrore pa shkak?! Hahaha
    Unë ndonjëherë me komentet e mia të kam dalë në mbështetje të shkrimeve të publikuara, por tani po të them me gjithë seriozitetin se “të paskan lënë mendt, o filozofi ynë…!”
    Prandaj mendoj se duhet të largohesh menjëherë prej auditorëve pasi në këtë fazë të rrëshqitjes mendore përbën rrezik real për studentët, po edhe për opinionin publik.

  2. buj says:

    EDHE PO NUK ESHTE KESHTU SIC THOTE FUGA… KKY DEGJENERIM I SIDOMOS KESAJ ZONE E KA DASHT NJE SHKUNDJE KAQ TE FORTE ,NDOSHTA ME PAK… ZOT I MADH MOS NA NGARKO GJYNAH, NDOSHTA DO NA SHERBEJE TI THERRASIM MENDJES NE ATA GJERA KU KEMI GABUAR ME NDERTIMET ABUZIMET ,ZABTIMET TE GJITHA KTO JANE VESE, POR SIDOMOS EDHE ATA VESET E TJERA MOORALE SHOQERORE QE FLET TEORICIENI FUGA

  3. Olimpia says:

    Ermal,Jane shume ATA qe duhen shporrur nga katedrat.Dhe edhte nje ,,revolucion,,me i rendesishem se ai i drejtesise qe duhet realizuar..Eshte kriminale ta lesh brezin e ri ne dore te ,,intelektualit Fuga,te bajrakprimitiveve Gjekmarkaj,Marku dhe te nje numeri te pafund injorantesh me papion qe zvarriten neper sallat e te ashtuquajturave universitete.

  4. Profesori says:

    Mbase do te duhet t’i kujtoje dikush, mmiqesisht dhe shkencerisht, se Check Up eshte falas. Do ta ndihmoje shume dhe mbase shkruan me pak,.

  5. Kulufi says:

    Mjere akademia jone e shkencave, me cfare ka mbledhur rreth vehtes.

  6. shqip says:

    Sipas kesaj i bie qe, s’bie termeti ne hale. Keshtu o profesor ? Jo se po ta marrim te mireqene teorine tende, termeti morì femije te pafajshem, qe nuk e njohin mekatin. Po ja qe s’te morì dhe ty pa ! Ç’thua more i marre ? Tani do na dalesh edhe magjistar . Moj e mjera Shqiperi thuaj. Dreitojne e japin mend te rrjedhurit. Zot ver dore !!

  7. Aqifi says:

    Bobo mjere vatani
    mjere milete
    se Fuga shkakun e Termetin na e gjet.
    Mjere ti e mjere une ti o Fuge Unvirsitetin na e semuret.
    Po ku vete o derbardhe sa dhe shiu te ka hale.
    E kupton dhe ti vete se mendja jote nuk vlen
    Na shet brockulla lart e poshte si dhjeri te permjerin.
    Mire mire llafet i thua se ky popull ty te ka dhene hua.
    Merr dhe Markun ne zgjedhe dhe terhiq ndonje lere.
    Se kete pune me sa shoh ti dhe marku e kendon.
    Kaq persot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje