FOTO: Rikthehet harmonia, Gaz Demi dhe Olsi Rama darkojnë me ekipin

22 Dhjetor 2019, 23:29Sport TEMA

Fitorja e sotme ndaj Vllaznisë, ka rikthyer normalitetin tek ekipi i Partizanit, pas tre humbjeve rradhazi në kampionat.

Pas përfundimit të ndeshjes, drejtuesit e klubit të kuq, me në krye presidentin Gaz Demi kanë darkuar me ekipin, në prag edhe te festave të fundvitit.

Krah presidentit Demi qëndron drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, dhe të gjithë lojtarët të cilët kanë pozuar, ku duken të gjithë të buzëqeshur.

Kampionët e Shqipërisë pas javës së 17-të renditen në vendin e katërt me 28 pikë të grumbulluara, duke qenë vetëm tre pikë larg kreut.

Në ditët në vijim pritet që drejtuesit e të kuqve të zgjedhin dhe trajnerin e ri që do të drejotjë skuadrën pas shkarkimit të italianit Franko Lerda. (TemA)

1 komente në “FOTO: Rikthehet harmonia, Gaz Demi dhe Olsi Rama darkojnë me ekipin”

  1. Njutoni says:

    Dark shqiptaresh!
    E trishtueshme!
    Si ato xhaketat qe varen pa shpres merzitshëm me cepat posht si buz te varura portretesh depresive njerzish qe perfundojn n vetvarje..
    Gzimi shqiptar esht baraz me trishtimin europjan..
    Sa posht mbrapa qe jem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje