VIDEO e frikshme: Momenti kur shkëmbi bie sipër urës ku ndodheshin disa persona

22 Dhjetor 2019, 09:00Lifestyle TEMA

Ura në Peru ku ndodheshin disa persona, është shembur si pasojë e shkëmbit të rrëzuar, që i ra sipër, por për fat të mirë nuk la ndonjë të lënduar.

Fatkeqësia natyrore ndodhi në Ayacucho, si pasojë e lumit të rrëmbyeshëm që doli nga shtrati, pasi shirat zgjatën rreth 12 orë.

Në filmimin shihet se si pjesët e rrugës gërryhen nga uji, derisa një sipërfaqe e shkëmbit thyhet dhe bie mbi urën, që thuhet se është ndërtuar para tri vitesh.

Si pasojë e shirave, rrugët e qytetit janë përmbytur, duke i shkaktuar probleme shoferëve dhe kalimtarëve të shumtë.

Njësitet e ushtrisë janë mobilizuar, që t’ju dalin në ndihmë banorëve, shtëpitë e të cilëve janë mbushur me ujë dhe i kanë ngujuar brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje