Kampioni portugez Cristiano Ronaldo, i intervistuar nga Diletta Leotta në episodin e fundit të “Linea Diletta”, flet nga një këndvështrim tjetër.
Adresimi i temave të rëndësishme për jetën e përditshme të një futbollisti janë në qendër të gjithë ekstraktit, që do të jetë në dispozicion të plotë të shikuesve duke filluar nga e enjtja e 26 dhjetorit.
Midis asaj që është bërë në të kaluarën dhe asaj që duhet të bëhet akoma në të ardhmen, CR7 rrëfehet për DAZN.
Gjithmonë me buzëqeshje, një kusht themelor për të vazhduar të përmirësohet, pavarësisht se është një nga lojtarët më të fortë në histori. Në bazë, sidoqoftë, ka një punë marramendëse dhe obsesive:
“Po, kam akoma nevojë për argëtim në profesion. Kjo është ajo që unë dua të bëj, të luaj futboll, ta ruaj nivelin tim, të jem i aftë, gjë që është më e rëndësishmja. Dhe të argëtohem.
Nëse nuk kënaqesh dhe nuk je i lumtur për atë që bën, është e vështirë. Unë bëj atë që dua dhe uroj që të gjithë të bëjnë atë që duan. Unë e dua atë që bëj dhe paguhem për këtë”.
Portugezi sugjeron të mos mjaftoheni me gotën gjysmë të mbushur, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Me pak fjalë, duhet të mendosh pozitivisht në jetë. Gjithmonë dhe vazhdimisht:
“Ka momente pozitive dhe negative, por brenda meje është personi i plotësuar dhe i lumtur. Njerëzit janë kritikë, por këto janë pjesë e lojës.
Ju duhet të jeni pozitiv, sepse ky është futbolli. Njerëzit ju kritikojnë, ju duartrokasin; është normale. Nuk përbën problem për mua. Unë e di se kush jam, e di se çfarë bëj dhe e di se në fund të gjithçkaje do të më thonë “bravo”.