10 ndeshjet e dekadës: Brazil-Gjermani 1-7, e mira në 10 vitet e fundit

24 Dhjetor 2019, 15:11Sport TEMA

Me numërimin mbrapsht që ka nisur për të pritur 2020, ekspertët e statistikave dhe futbollit kanë renditur 10 ndeshjet më të mira të dekadës.

Në fokusin e tifozëve janë rikthyer disa nga përballjet emocionuese që kujtohen edhe sot, pavarësisht se kanë kaluar disa vjet.

Revista 4-4-2 ka vendosur ndeshjen e vitit 2014 mes Brazilit dhe Gjermanisë si ndeshjen më të mirë të dekadës. Përballja u zhvillua në botërorin që Selesao luante në shtëpi, dhe shifrat 7-1 përballë kampionëve në fuqi të botës ishin të pamendueshme.

Pas vetëm 29 minutash lojë Panxerat e panë veten në disavantazh 5-0, por kjo u rendua deri në bilancin drastik final.

Ka qenë një dekadë ekzaltuese në futboll dhe këtu ka kontribuar edhe përballja mes Mancester Sitit dhe QPR, e cilësuar si ndeshja e dytë më e bukur.

Sitizens u duhej fitorja për të marrë titullin e parë, ndërsa Reinxhërs duhej të evitonin rënien. të parët fituan 3-2 në një përballje të vendosur në mënyrë dramatike.

Ndeshja e tretë më e bukur e dekadës është cilësuar El Klasiko mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Manita e famshme e katalanasve në vitin 2010 erdhi falë golave të Ksavi, Pedro, David Vija dy herë dhe Hefren.

Mes sfidave më të bukura të revistës “4-4-2” është edhe suksesi 6-1 i Barcelonës ndaj PSG në Champions, apo triumfi 4-3 i Liverpulit kundër Borusias së Dortmundit, në vitin 2016.

1 komente në “10 ndeshjet e dekadës: Brazil-Gjermani 1-7, e mira në 10 vitet e fundit”

  1. zhulsi says:

    Ndeshjet me te mira ne futboll nuk kane te bejne vetem me rezultatin, por me emocionet qe ato sjellin edhe per shikuesit. Te mundesh Brazilin 7-1 (une jam tifoz gjerman) nuk do te thote te se ke bere nje loje aq te bukur. Ne pergjithesi rezultat e tilla te thella ndodhin kur njera skuader gjuan 5 here dhe 4 here topi hyn ne porte, kurse skuadra tjeter gjuan 20 here dhe hyn vetem 1. Nje komentator italian dikur (vitet ’80 thoshte se kam pare ndeshje futbolli fantastike qe kane perfunduar 0 me 0. Keshtu qe numrat e rezultatit kane rol por jo vendimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje