Basha i tronditur pas kthimit nga Thumana: Jemi në një krizë humanitare sepse shteti nuk po vepron

24 Dhjetor 2019, 13:01Politika TEMA

Në një videomesazh pas vizitës nga Thumana, kryeopozitari Lulzim Basha akuzon strukturat shtetërore se nuk po veprojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Ai akuzon Qeverinë e Edi Ramës se po pasurohet mbi rrënojat e tërmetit.

“Vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit. Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia”, shprehet ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike, i cili shton se vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.

Reagimi i plotë

Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur.

Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre.

Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit.

Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.

Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet.

Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje.

Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.

Ruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë.

Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit.

Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit.

Ju përshëndes edhe një herë në kthim nga Thumana.

10 komente në “Basha i tronditur pas kthimit nga Thumana: Jemi në një krizë humanitare sepse shteti nuk po vepron”

  1. Italiani says:

    Eshte i tronditur se ka fletur shume

  2. Italiani says:

    Po te flesh shume ashtu behesh tronditesh, me mire futja nga Hollanda se nuk je per keto pune ti

  3. SAPK duhet te filloje e arrestoje kriminelet si basha beriosha meta etj
    krimiele te cilet jane Pergjegjesit Kryesore
    qe ka shkaktuar kte Krize jovetem Humanitare ne Shqiperi !!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Tetovari says:

      Shum me vend ekie kta duhet në burgun e Burellit edhe gjith pasurit që e kajn rrep Popullin me ju ndreq shpija dhe banesa pshn.

  4. hasani says:

    Na qenka lodhur basha, shkoj deri ne thumane dhe u kthy, se mund te lishte ikur edhe per ne holande.

  5. Al says:

    Aktor ky aktor Rama….i bejne ato fytyra sikur po kputen ne …..te dy jane pasanike e si ka vrare kurrizi ndaj skane si kuptojne barkun bosh….ku je Albin Kurti….

  6. Skrapaliungaboston says:

    Qeke I tronditur lulush pse keshtu mor hollandez apo te iken nga duart nja 200 milione te tjera.sa I paftyre ky ndyresire e shpifur.behu gati se as 200 qe vodhe nuk do bejne pune Kur te lidhet teli me gjemba me gryke o psikopat me kartele hollandeze.

  7. hasan says:

    Or hale, pse nuk te erdhi keq per:
    1.Vjedhjen e miliona eurove ne Rrugen e Kombit , rrugen e Gjinarit etj,etj,etj kur ishe minister i transporrteve???
    2.Pse ste erdhi keq per vrasjet e 21 Janarit kur ishe minister in brendshem???
    3.Pse ste erdhi keq per shitjen e detit kur ishe minister i jashtem???
    Pse nuk shkon vete ne burg ti thuash burgut hapu se je moster e pangopur dhe felliqesire e ndyre por kerkon te mbulosh mutin me shurre per situaten e pazakonte???
    Pse nuk ju vjen keq per kete popull qe e keni cuar ne mjerim , me politiken antikombetare ne keto 30 vjet te gjithe se bashku:
    PD+PS+LSI e shkerdhatat e tjere qe kane perfituar e vazhdojne te perfitojen.
    Ju te gjithe do te keni fund te hidhur dhe sdo te jete e larget dita… Populli do ua jape pergjigjen e merituar…

  8. Cipini says:

    Hasan…. jam dakort me komentin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje