Braçe: Paguajmë darkën e Vitit të Ri për 663.227 pensionistë. E di që s'janë shumë, por jemi në situatë të vështirë

24 Dhjetor 2019, 15:12Politika TEMA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka radhitur në një postim në rrjetet sociale të gjitha shtresat e pensionistëve që do të përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit.

Braçe thotë se kryeministri dhe ministrja e financave nuk e kanë vënë kurrë në dyshim dhënien e shpërblimit.

“Paguajmë darkën e Vitit të Ri për 663.227 pensionistë. Qeveria vendosi sot që, 530.364 pensionistë në pension pleqërie, 67.754 pensionistë në pension invaliditeti, 49.849 pensionistë në pension familjar, 13.260 pensionistë në pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë, punonjës së ish ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm, shpërblehen me 2.4 miliardë lekë! Çdo pensionist do shpërblehet me 30 mijë lekë, një çift pensionistesh me 60 mijë lekë! 

E di që nuk janë shumë, fare, por në situatën më të vështirë të mundshme, kryeministri e ministrja e Financave kurrë nuk e vunë ne diskutim këtë pagesë për fjalëpaktët e punëshumtët e zakonshëm që sot janë në pension!”, shkruan Braçe.

4 komente në “Braçe: Paguajmë darkën e Vitit të Ri për 663.227 pensionistë. E di që s’janë shumë, por jemi në situatë të vështirë”

  1. hasi says:

    Po si quhet 3 mije leke te reja mor lepurushi Brace. Edhe ty qe je 1.43 m nuk besoj se te dalin per nje darke. Hajjde pallavra rilindje hajde!

  2. Zigur Qarri says:

    Te peshtire deri ne palce.Bota i sanksionon me ligj shperblimet ne raport me rrogen ose pencionin,per t’mos lene mundesine
    qe Qeverite ti perdorin politikisht Leket e takspaguesve shqiptare sikur te ishin te vetat.Nje popull peng i drogaxhinjve hajdute.

  3. Hi says:

    Uuuu po te vendosesh ne krye te vipave shokun tend qe sja ka haberin normal qe ska leke

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Buxheti duhet ti planifikoj ,jo t’ja lej rastesise dhe emocioneve te diteve te fundit !
    Per 2021 do zbrisni ne 1000 lek !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje