Vuçiç: Rama tregoi kurajë të rrallë, Europës nuk i pëlqen që po shohim punën tonë

24 Dhjetor 2019, 10:04Rajoni TEMA

Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk e përjashton mundësinë që nisma rajonale e “Mini-Shengenit” të bie pre e presionit të jashtëm.

Në një intervistë për televizionin serb “O2”, ai tha se qarqet europiane janë hezituese ndaj projektit më të ri ballkanik.

“Atyre nuk u pëlqen që Ballkani po sheh punën e vet, e kanë të vështirë kur nuk vendosin dot për ne.

Por nga ana tjetër as nuk mund ta kundërshtojnë drejtpërdrejt sepse iniciativa është pjesë e katër lirive dhe vlerave që përbëjnë Bashkimin Europian, dhe që janë e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve, e kapitalit, e shërbimeve dhe e produkteve,” deklaroi Vucic.

Sipas tij, sapo të gjitha vendet e rajonit të ndërgjegjësohen për nismën, përfitimet do të jenë të padiskutueshme dhe miliarda dollarëshe.

Në këtë këndvështrim ai rezervoi disa fjalë të mira edhe për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal.

Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” shtoi Vucic.

I pyetur në lidhje me perspektivën e rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, Vuçiç përsëriti qëndrimin se situata mbetet e paqartë për aq kohë sa Kosova nuk ka një qeveri dhe as vendim për anulimin e tarifave 100 për qind për produktet serbe.

Komentet e presidentit të Serbisë vijnë pas samitit rajonal që u organizua në fundjavë në Tiranë me praninë e tij dhe zyrtarëve më të lartë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, për t’i hapur rrugën takimit tjetër në Beograd në shkurt 2020.

11 komente në “Vuçiç: Rama tregoi kurajë të rrallë, Europës nuk i pëlqen që po shohim punën tonë”

  1. xyz says:

    Vucici rren ,minishengeni i Rames eshte i perkrahur nga BE dhe USA.A si pate aty peraqesuesit e tyre ne rendin e pare?Edhe Merkel e uroi….Pritet tash edhe Tramp.Se Rusia nuk ka nevoj i tyre eshte dhe per ta behet.

    1. Kalec Dega says:

      Qe te thurr elozhe armiku shekullor i Shqiptareve, nje Serb ne kete rast, kjo duhet pare me interes.
      =
      Sidoqofte, Rama po punon shume qe nga Turqia, Katari e deri ne Serbi.
      Mos ja kane ndaluar hyrjen ne Evrope thua……apo me estraden e ti do kercenoj dhe friksoj BE?

      1. Roberto says:

        O Kalec ti kujton se elozhet po ti bejne ty qe je kaq i zgjuar dhe te tjeret nuk i kuptojne se jane budallenj?? E ke gabim. Kjo nisme ka bekimin e Angela Merkelit dhe Amerikes. Nese ata jane aq budallenj dhe te pa ditur qe do genjeheshin nga fjalet e bukura te Vucic atehere do e merrte lumi boten. Une mendoj qe nuk jane fjale te bukura por eshte nje realitet qe askush nuk e ndryshon dot. Nese foli me ate gjuhe kunder Haradinajt apo Thacit,Rama ka dashur ti jape mesazh qe te heqin dore nga metodat e perdorura deri tani. Te ulen ne tavoline,te bisedojne sepse keshtu askush nuk do pranoje fajet apo krimet e bera nga te tjeret qe kane qene dikur ne qeverine e Serbise. Askush nga ne nuk i harron krimet e tyre,vjrasje e perdhunimet por tani si mendoni ju qe ne te mbetemi ne vend?? Mos shkojme perpara?? Normal qe.do vije dita qe Serbia ti njohe krimet boterisht por duhet takt dhe duhet gjetur menyra se si. Te gjitha keto dhe shume gjera te tjera do vijne si rezultat i bashkepunimit midis te gjitha paleve. Te pakten keshtu e mendoj une. Ne nje gabim bejme dhe kur ta kerkon tjetri mundohemi ta mohojme apo ta justifikojme menjehere prandaj them qe ata i dine shume mire krimet e kryera ndaj popullsise shqiptare dhe e kane veshtire ti pranojne. Te presim dhe te shohim se c’do te ndodhe ne te ardhmen.

  2. theatrical says:

    pse per inat e Europes e beni mini shegenin ju?
    tani s’do jete me “e duam shqipnin si gjith europa”,por “e duam shqipnin si gjith ballkani”

  3. pjeter says:

    Ky jo pa qellim provokon. Provokon ndasite mis shqiperise dhe Kosoves.Gati ti sulen udebeshat per te mbuluar bythe shitjen e tyre.Po mor vic Rama pati kurajo, te mbaje balten tende mbi supe, ku fare mire mund te mos e organizonte apo ta shtynte ate samit.Ju jeni popull gjenocidal, e ka treguar historia.Mire thone Kosovaret, Rama nuk njef Serbet, pabesine e tyre.

  4. agon says:

    Ore Vucic sot eshte e marte ti sikur the qe nga e hena sec do zije vendin e trete ose te katert si donator per rimekembjen nga termeti te shqiperise apo ishte thjesht propagand….

  5. Go says:

    Rrofte miqesia e madhe serbo-shqiptare!!! ?

    Rrofshin udheheqesit tane largpames qe punojne per interesat e shqiptareve dhe te vellezerve serbe!?

    Vellezerit kosovare nuk kemi c’i duam tani qe kemi simoter Serbine! ?

    Ne shqiptaret e kemi pasur gjithmone enderr Mini-Schengenin me Serbine! ?

    Per kete kemi luftuar dhe enderruar nder shekuj…???

  6. Marko says:

    Vucic ka te drejte Europa eshte rrospie putane gjithmone nuk e ka ndihmuar Ballkanin….

  7. Ballisti says:

    Rama mund te kete shume te meta dhe per ato ai duhet te reflektoje, por per nje gje nuk mund te akuzohet: Ai eshte ushtar i bindur ndaj perendimit sidomos ndaj SH.B.A dhe Gjermanise, bili me teper se sa duhet. Ai ndjek axhenden Europiane edhe ne drejtim te Kosoves duke u perballur me nje moskuptim masiv, ushqyer nga injoranca apo dashakeqesija personale. As nuk mund te aludohet qe ky ” minishengen” te jete organizuar pa miratimin e fuqive te medha. Budallalleku eshte se kudo vihet perballe ariu Rus dhe reziku se po deperton nepermjet Serbise. Por ne menyre figurative, Serbija ne kete “mini” eshte rrota e 4 e qerres. (Tani per tani Shqiperija, Mali Zi dhe se afermi dhe Maqedonija e Veriut jane anetare te NATO s). Ne qofte se pyet nje njeri normal ne Ballkan, nga ata qe nuk degjojne “opionistet” se a desherojne qe: Te udhetojne ne keto vende vetem me karta identiteti, a desherojne qe te minimizohen procedurat ne doganat e ketyre vendeve, a do te desheronin qe te punonin ligjerisht ne keto 4 vende, e lehtesira te tjeramendoni se do te ishte dikush kunder? Te gjithe i kuptojme vuajtjet e Kosovareve dhe askush nuk ka te drejte ti injoroje ato dhe te denoje shkaketaret. Nje pjese u gjykuan ne Hage, por deri te kerkesa e faljes do kohen e caktuar, por ketu kemi te bejme vetem me ekonomine dhe popujt nuk mund te rrojne vetem me urejtje. Per mendimin tim nga ky ” mini” me teper do ta pesonte Vuçiçi qe do te kishte pasur para hundes flamurin e Kosoves dhe ai e dinte kete por si rufjan qe eshte, kerkon indirekt qe te mbaje nje deriçke te vogel te hapur me perendimin. Pjemarja e Kosoves do te ishte inkurajuese dhe per Shqiptaret e Maqdonise qe per momentin duhet te jene ne krah te Zajevit qe rezikon shume ne zgjedhjet e prillit. PO KUJT JA THUA………..

  8. julian says:

    Mire more Marko,mbase ke te drejte,por mos do te thuash se Serbia na ka ndihmuar?!!

  9. am says:

    Crendesi ka kush e tha e si e tha. Po u hoqen kufinjte eshte me mire sepse njerezit levizin lirisht dhe rriten shkembimet tregtare. Ky eshte nje rast i mire per shqiptaret qe kane vuajtur ngahera nga mungesa e lirise. Hedhja e kosotrapave ne histeri kunder kesaj eshte thjesht tregues qe nuk i duan shqiptaret te lire. I duan ushtare per luftrat imagjinare tashti qe lufte s’ka me. Patjeter serbet kane qene te padrejte ne kosove, prandaj u be lufte dhe kosova fitoi pavaresine. Po tashti? Do bejne paqe apo jo? Kesaj rradhe serbet erdhen te veshur me kollare dhe jo me tanke. Kjo domethene qe po shtrijne doren per marreveshje. Ti biesh kesaj mundesie me shkelm domthene qe te jesh popull trap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje