Rama në familjen Zela që u bë me shtëpi të re, biseda me fëmijët e batuta me Veliajn: Shqiptarët si shën Thomai, po ta prek, ta besoj

25 Dhjetor 2019, 18:32Sociale TEMA

Familja Zela në Vaqarr u bë me shtëpi të re për Krishtlindje. Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe aktorin e humorit Gaz Paja, ishin në familjen Zela që u fut në banesën e rindërtuar.

“Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqaz nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare” shprehet Rama.

E ndërsa u dha dhuratat fëmijëve të familjes bashkë me Veliajn, kryeministri kishte vetëm një kërkesë. 

“Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10-ta në shtëpi. 

Kur i sjell ti 10-tat, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje, kur i sjell 8-ta janë si qepë” tha kryeministri.

Gjatë bisedës me kryebashkiakun për shkollat dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti, Rama nuk kurseu batutat.

“Shqiptarët e kanë po nuk të prekën nuk besojnë, nuk janë të Krishtit, janë të Shën Thomait, po ta prek, ta besoj” tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje