FOTOT/ Kina hedh në hapësirë raketën më të fuqishme në botë, synon Marsin

27 Dhjetor 2019, 17:30Lifestyle TEMA

Kina ka hedhur në hapësirë një nga raketat më të fuqishme në botë, duke bërë kështu një hap më shumë drejt misionit të tyre për të dërguar një robot në Mars brenda vitit 2020.

Raketa “Long March 5” u nis që nga baza në Uençang, në ishullin Hainan, këtë të premte, duke mbartur një satelit Shixhian 20.

Raketa u lëshua në orën 12:45, dhe sateliti u dërgua në orbitë pas 33 minutash, sipas agjencisë kineze të lajmeve, Çinhua.

Suksesi i “Long March 5” vjen pas problemeve që patën në vitin 2017, kur hedhja në hapësirë nuk u realizua dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje